Rama-pedagogëve: Kur dhe si do bëhet verifikimi i titujve? Profesorët e nderuar të ndahen nga sharlatanët

8 Shkurt 2019, 13:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i kërkoi studentëve që të mos heqin dorë nga kërkesa e tyre për vetingun e pedagogëve. 

Nga takimi i sotëm me studentët e Korçës, Rama tha se janë disa pedagogë që kërkojnë  abrogimin e ligjit, dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëve dhe nxisin studentë për të bllokuar mësimin 

“Kjo nuk mund të jetë një gjë që duhet të harrohet, nuk mund të fshihen pedagogët që duhet të kalojnë në filtër. Të paguarit e tarifës përgjysmë për të gjithë, bursat etj janë shtrëngim financiar i shoqërisë, por në këmbim të një arsimi më cilësor, jo vetëm me lehtësim financiar të studentëve.  

Kam parasysh që të mos mbetet rrugës një nga kërkesat themelore të studentëve dhe pikat më të dobëta që kemi farsa e titujve ekonomik dhe korrupsioni i pedagogëve, tregtia e librave. 

 Janë mbledhur disa pedagogë që duan abrogimin e ligjit, dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëve, kush po i denigron? Puna është të ndahen pedagogët e nderuar nga sharlatanët që nën emrin e pedagogut janë një nga simptomat më domethënëse të sëmundjes së brendshme të universitetit. 

Vlerësimi i pedagogëve nuk duhet ta bëjë qeveria, por duhet të sqarohet nga pedagogët, kur dhe si do bëhet kjo? Këta nuk e thonë dhe nxisin studentë për të bllokuar mësimin” – tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë gjatë fjalës së tij dha lajmin e mirë për 400 studentë të ekselencës, të kualifikuar deri më tani sipas tij për të zënë një vend pune në administratë. Sipas Ramës vendet e hapura do të jenë 800 dhe pritet të plotësohen në vijim.

“Janë 900 aplikime për 800 vendet e para të shpallura, janë mbi 400 që janë kualifikuar. Ndërkohë që kemi ngritur grupe të përbashkëta mes ministrive për të adresuar nevojat në infrastrukturë”,– tha ai.  (TemA) 

7 komente në “Rama-pedagogëve: Kur dhe si do bëhet verifikimi i titujve? Profesorët e nderuar të ndahen nga sharlatanët”

  1. ben says:

    Gangrena Berisha shkaterroi sistemin tone arsimor. Dikur shkollat tona kane pregatitur specialiste te sektoreve te ndryshem qe me shume sukses edhe sot po punojne ne institucione prestigjoze kudo ne bote. Duke filluar nga viti 1990, shkollat tona u bene grazhde qe pregatisnin injorante qe zune vendet ne administraten me te vetmin qellim te berit korrupsion.

    1. Kalec Dega says:

      Gangrene Berisha ka 6 vjet qe nuk eshte ne pushtet. Perse Ramiu u kujtua pas 6 vjeteve pushteti absolut te ndyshonte trashegimnine shpellare te Vicidolsave?

      Ket njoftim , lajm apo paralajmerim te vonuar per Ramutin dhe katastrofe per qeveri qe ai udheheq, quhet kercenim dhe shantazh… per te diplomuarit nga Kristali perfshi ketu dhe ish ministren Nikolla qe e diskretitoi Sali Belisha…

      Ramiu te verifikoi edhe Masterin e Tualet Palles se mos zbulon dhe “ ekselentin”.

      Te verifikoje edhe te dhenderit Minister te Jashtem… ose kollovarit prej Kosovo.

  2. lagja.brrakes says:

    Do ndajm iher politikanet sharlatane e hajdute me ata qe dun ket vend iher. Masnej te zbresim poshte te sharlatanet qe ke von tina

  3. Nihilisti says:

    Është një nismë veprimi shumë e mirë që të bëhet vlerësimi i pedagogëve dhe të ndahet shapi nga sheqeri. Po kush do ta bëjë? Nuk besoj se do ta bëjë Ministria apo Kryeministria! Sepse nuk ka personel për të shqyrtuar mbi 100 000 studentë që do të japin vlerësimin për mesatarisht 30 pedagogët e tyre! Duhen vite. Aq më tepër që studentët shpesh janë subjektivë, interesaxhinj, por ndonjëherë edhe të papërgjegjshëm kur japin mendim për pedagogët. Shpesh nuk dinë të dallojnë të aftin nga i paafti, të mirin nga i keqi. Edhe kur blejnë notat shpesh futin ndërmjetës dhe nuk dinë me saktësi ku shkuan paratë… Po sigurisht, të kesh një sahat të keq është më mirë sesa të mos kesh sahat fare, kanë thënë dikur anglezët. (Tani pas Brexit-it nuk e di çfarë thonë!)
    Ndërsa po e bënë drejtuesi e njësive të universiteteve apo administrata, siç ndodh në disa universitete që e bëjnë vlerësimin, atëherë do të ketë rezultate spektakël: disa nga pedagogët më të dobët (përgjithësisht tolerantë gjer në papërgjegjshmëri në vlerësimin e studentëve) do të marrin gati maksimumin e pikëve, kurse disa nga pedagogët më të mirë (përgjithësisht kërkues) do të marrin minimumin. Kështu që pak shpresë ka se do të vijë diçka e mirë. Kurse e keqja e parë e madhe që mund të vijë do të jetë që të gjithë pedagogët DO TË VENDOSIN VETËM NOTA MAKSIMALE dhe atëherë kuptohet se universitetet do të fëlliqen nga një fiktivitet i paparë.
    Pastaj varet edhe çfarë pyetësori do t’u jepet studentëve, sepse ai duhet të jetë i studiuar.
    VETËM ANKETIMI ELEKTRONIK MBI BAZËN E NJË PYETËSORI EFEKTIV DO TË ISHTE AI QË DUHET!

  4. Elidoni says:

    Bravo Edi, vetem ti fo e fusesh ne binar kete vend.

  5. anastasi says:

    Pse e hoqet shkrimin e gazetarit Hila,pse e hoqet, sepse z.Hila kishte bere nje shkrim te shkelqyer,perfekt, te sakte dhe ju mafjoz te gazetes e hoqet,pse e hoqet eshte per te ardhur keq.??

  6. Mark says:

    Ka ndodhur te kete pedagog te tipit Pango , pedagog te tipit Mark Marku fund e krye cinik politik , pedagog rushfeti , injorant , qe nuk dijne asnje gjuhe te huaj , deri qe lene student per te bere leksione , hajdut etj por mbrojne njeri tjetrin prandaj duhet bere nje verifikim i hollsishem me nderkombetare , me profesore e studente dhe me ministrite pergjegjse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje