FOTOT: Markata e re në Korçë është gati për të hapur dyert për tregtarët dhe qytetarët

9 Shkurt 2019, 16:09Sociale TEMA
FOTOT: Markata e re në Korçë është gati për

Markata e re e qytetit të Korçës është gati për të hapur dyert për tregtarët dhe qytetarët. Nga një godinë e shkatërruar, e braktisur, tashmë ish-ndërtesa e ndërmarrjes së mekanikës bujqësore të para viteve ’90, është transformuar në një treg modern me parametrat e duhur të sigurisë ushqimore.

Markatën e re e vizitoi Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Markata do jetë e ndarë në sektorë sipas produkteve që do tregtohen dhe ka një kapacitet prej 120 njësish tregtimi.

Ndërkohë që është bërë thirrja publike për tregtarët për të aplikuar, markata pritet të hapë dyert shumë shpejt.

Në katin e dytë të ndërtesës së rinovuar do jetë i vendosur një laborator i kontrollit të cilësisë së produkteve e që më vonë, sipas kryebashkiakut Filo, mund të kthehet në një laborator të certifikimit të produkteve bujqësore të zonës.

3 komente në “FOTOT: Markata e re në Korçë është gati për të hapur dyert për tregtarët dhe qytetarët”

  1. Orient says:

    ..per e bukur qenka madheshtore..uroj te jete funksionale.

  2. ME EMER says:

    .. a mor katrane , qe e futet ne dhe para kohe bujkun e varfer , me propaganden tuaj te poshter se do behej “fermer ” ..! Tani markatot ju mbeten ..!

  3. sarandioti says:

    BRAVO..VAZHDO KESHTU EDI RAMA PER TRANSFORMIMIN E KORCES,,TIRANES ,,DURRESIT,,VLORES,,SARANDES,,ELBASANIT,,,LEZHES,, DHE NEVE POPULLI JU JAPIM SA VOTA TE DONI,,EDHE NJE HERE BRAVO…////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje