Mëngjesin e së martës është prezantuar drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Gjatë prezantimit ka qenë i pranishëm edhe ish-drejtori i burgjeve, Stefan Cipa.
Zt.Agim Ismaili, në profesion ekonomist u emërua në krye të AKU-së në tetor të viti 2017 ndërsa më herët mbante postin si nëndrejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, pra eskpert i krimit ekonomik.