Flasin fqinjët e gardistit që ekzekutoi gruan: Ishin njerëz me fe se faleshin, s'ka mundësi që një njeri aq i mirë të bënte atë gjë

12 Shkurt 2019, 10:34Kronika TEMA

Vrasja e 36 vjeçares Ervilma Seferi nga bashkëshorti i saj i ka shokuar të gjithë.

Fqinjët kanë rrëfyer të tronditur se familja ka qenë e rregullt dhe se kanë pasur raporte korrekte.

“Familje e mirë, ka kaq vite këtu. Si nënë edhe i ati shumë i mirë. Edhe ai ishte shumë i mirë, ishin njerëz me fe, se faleshin.

Ne jemi habitur kur dëgjuam këtë lajm. Do ketë qenë ndonjë moment, ose do ta ketë bërë padashje.

Nuk ka mundësi që një njeri kaq i mirë të vriste gruan. Edhe gruaja ishte shumë e mirë”.

“Asnjë të shtënë nuk kam dëgjuar. Ishte familje e rregullt”. 

“Kur e morëm vesh tani kemi mbetur pa fjalë. Kanë vite që jetojnë edhe këta”

Punonjësi i Gardës së Republikës Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, 36 – vjeçaren, Ervilma Seferi.(TemA)

 

3 komente në “Flasin fqinjët e gardistit që ekzekutoi gruan: Ishin njerëz me fe se faleshin, s’ka mundësi që një njeri aq i mirë të bënte atë gjë”

  1. Isa says:

    Leri keta qe po Verehen po fqinjet dhe me katastrofe ; ishin me fe ishin te mire!!! Ket se thot as i marri, varet çfare feje çfare ideje.
    Shqiperia ka nevoje per nje pastrim gjeneral mos t themi kimik.

  2. lesh e li says:

    Njerez me fe – thote tjetri. Po cfare feje eshte? Ketu Jane futur sekte fetare qe s’meren vesh.

  3. Sara says:

    Ky vend eshte rrumpalle….. Ne vend qe strukturat shteterore te kontrollojne veprimtarine e ketyre Imameve neper xhamija me lidhje talebane, jane keta te fundit qe rekrutojne njerez te tyre kudo neper strukturat shteterore te sigurise, duke helmuar mendje e shkaterruar jete… TURP!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje