Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Emërive në Drejtësi, Ardian Dvoranin.
Në një postim në twitter, Soreca thotë se Bashkimi Europian mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit.
“Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që ai të kryejë detyrat e tij të rëndësishme” thotë Soreca.
Tani që fillon vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, vijon më tej Ambasadori, është e rëndësishme që zbatimi i rregullave të brendshme të bëhet në një mënyrë që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshillit.