Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit, ka ardhur edhe reagimi nga ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Sorecam.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca thotë se ky vendim ndaj të të pandehurit Dajti të akuzuar për vrasjen e katër policëve kërkon vlerësimin urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.
“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm”, shkruan Soreca.
Gjithashtu Soreca thotë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit.
Për rastin reaguan sot me tone të ashpra edhe dy Ministra të qeverisë shqiptare.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha në një deklaratë publike se vendimi për dënimin e Dritan Dajtit është një atentat ndaj drejtësisë dhe se policia nuk do të ketë paqe derisa të zhbëhet ai vendim.
Nga ana tjetër ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj do t’i drejtohet KLGJ-së për procedimin disiplinor të gjyqtarëve që dhanë vendimin.
“I kërkoj KPK dhe ONM që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale i shpëtojnë forcës së ligjit. Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në Apel të rivendosen në vend”, tha ministrja Gjonaj. (TemA)
Ku eshte halli me kete vrasesin?! A ka njeri te na shpjegohe çfare po ndodh? Mos ndoshta dhe e meriton qe t’ia ulin denimin? I lutem juridiksave te shumte te na shpjegojne ndonje gje!
Problemi eshte se juridikisht kete nuk mund ta kapin per keto kater policet qe vrau. I jane afruar pa uniforma. Pa shenja dalluese “Policia” dhe kane pasur armet ne duar. Ne cdo vend te botes me nje avokat te mire kjo mund te interpretohet si vetembrojtje dhe mund tia hedhe vetem me denim per armembajtje pa leje. Nuk e di pse nuk germojne me shume se cfare ka bere tjeter ne vend qe te perqendrohen tek kjo ngjarje qe per hir te vertetes policet kane vepruar gabim duke iu afruar nje elementi kriminal ne ate menyre… duket sikur gati gati pajtohen ne heshtje me vendimin e gjykates po bejne gam gam per sy e faqe
Ambasadori nuk hyn dot ne psikollogjinë e gjykatës së apelit sepse
ata janë shqiptarë dhe si të tillë hajduta dhe të korruptuar deri në paftyrësi.
Ti thuash gjykatësve dhe prokurorëve, mos vidhni ,do të ketë të njëjtin
efekt sikur ti thuash një qeni,-mos leh.
Pse nuk jepen emrat e gjygjtareve qe beni ham ham
Besoj se po bejne ca ndere para vetingut
Spjegimi eshte se gjykatesit qe kane ulur denimin e Dritan Dajtit eshte se ata kane mare shuma marramendese parash nga Dritan Dajti.Edhe pse eshte ne burg ai eshte akoma i fuqishem te vazhdoi aktivitetin e tij kriminal.Per keta gjyqtar nuk duhet te kete falje,por denim me burg.
Lani,
per pak dite opozita organizon nje revolte popullore dhe ky vendim per denimin e krimineleve perben nje arsye me shume per te nxitur tifozat e ekipit Vicidolit.
Ky veprim verteton plotesisht qe Shqiperia nuk ka gjyqtare e produttore, por ka nje bande kriminelesh qe su dridhet qerpiky fare.Duhen zhdukur te gjithe.Asnje te mos mbetet pas Vetingut né sistem.
Skandal.