Mediat angleze: Ju njohim me “skllavin e Britanisë”, shqiptarin që u kap me 300 mijë paund drogë

9 Shkurt 2019, 17:38Kronika TEMA

Një shqiptar në Britaninë e Madhe është arrestuar disa ditë më parë dhe për këtë mediat vendase i kanë kushtuar edhe një artikull. Sipas tyre, shqiptari Bashkim Hajdari, 46-vjeç u arrestua me 4 shkurt në një fabrikë kanabisi.

Ndaj tij rëndon akuza e prodhimit të lëndëve narkotike të llojit marijuanë dhe kështu shqiptari do të përballet me drejtësinë. Të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës dhe avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij e ka pranuar se ishte i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B.

Pas hetimeve rezulton se 46-vjeçari shërbente paralelisht në dy shtëpi të mbjella me kanabis të shtrira përgjatë një rruge në zonën e Cheltenham.

Policia arriti të asgjësonte  360 bimë kanabisi, të cilat sipas përllogaritjeve paraprake thuhet se kapnin në tregun e zi vlerën financiare 300 mijë paund.

Seanca gjyqësore e radhës për shqiptarin është parashikuar me 13 shkurt dhe prej aty togat e zeza do të marrin vendimin përfundimtar.

Mediat angleze e quajnë  shqiptarin si “skllav” të Britanisë së Madhe.

1 komente në “Mediat angleze: Ju njohim me “skllavin e Britanisë”, shqiptarin që u kap me 300 mijë paund drogë”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    O.Pamuk[artikullshkruesit]:pafytyresia me e madhe eshte juaja qe citoni si ”shqiptar” nje Hajdar shqipfoles,kur de facto flitet per nje turk…………..mos na i tjetersoni birazeret tane turkoshqipfoles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje