SKANDALI: Dritan Dajti i shpëton burgimit të përjetshëm, edhe pse vrau 4 policë. Dënohet me 25 vite

8 Shkurt 2019, 17:03Kronika TEMA

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit.

Gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda e kishte dënuar Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm pasi akuzohej për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit “Iliria” në Durrës. 

Por me vendimin e sotëm të Apelit, ku është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, dënimi i përjetshëm bie dhe Dajti dënohet përfundimisht me 25 vite burg. 

Dritan Dajti prej vitit 2009 qëndron në paraburgim, ndërsa seancat në ngarkim të tij janë zvarritur vazhdimisht.(TemA)

17 komente në “SKANDALI: Dritan Dajti i shpëton burgimit të përjetshëm, edhe pse vrau 4 policë. Dënohet me 25 vite”

  1. doni says:

    Nuk e denonin dot 25 vjet per koke?

    1. kujtesa says:

      Nese mbetet ne fuqi ky vendim,atehere maksimumi i qendrimit ne burg eshte edhe 10 vjet te tjera. Kjo per arsye sepse 1 dit paraburgim eshte = me 1,5 dit burg. Pra aktualisht atij i quhet 15 vjet burg.
      Ai e dinte se do denohej dhe gjithe zvarritjen e ka bere vetem me kete qellim.

    2. Hoxh Armandi says:

      Lerini keto muhabete e turkoshqiptare po fokusohuni ne specialitetin tuaj Janullatosi, greket, cameria etj.

  2. aleko says:

    Duket se po e ndrit dhe drejtesia e re..Kater polic te vrare dhe nuk qenkan te mjaftushem ne pamundesi per pushkatim te denohet perjetesisht?..Kesaj I thone te tallesh me jete njerzish qe si pa te keq vriten nga banditet…

  3. sapa says:

    Ky eshte i ashtuquajturi shtet shqiptar!

  4. Durresi says:

    Ueeeeeeeee turp i ziiiiiiiiiiiiiiiiiii…qofshi te mallkum deri ne palce kush eshte pergjegjes per k’te monstrousitet. Populli nuk do t’ju fali kurre. 25 vjet per 4 police. Qofshi te mallkum.

  5. Roland says:

    Hajde shtet me bythe hajde

    1. I ka jets keto says:

      O Roland,
      Mos u habisni kaq shume mir burre i dheut. Jo vetem ti, por te gjithe komentuesit. Just sikur nuk jeni nga Shqiperia.
      Pastaj, qe t’ju vije me e kehte kjo Pune, mbani mend dy gjera:
      Per kete nuk ka faj as Berisha dhe as Rama. Ata nuk Jane gjyqtare.
      Vendime si keto ka qindra vjet qe jepen me Europe dhe Amerike.

  6. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    15 vjet i paska shlyer . Po te ri dhe 6 vjet ne paraburgim ky njeriu i mire, mbaron denimin.
    HAJDE SHTET HAJDE….. VRIT 4 VETE E DIL PER 15 VJET NGA BURGU !
    PASTAJ MERRENI ME ATA QE NDERROJNE TJEGULLAT E ÇATISE PA MARRE LEJE NE BASHKI !
    O ZOT NA RUAJ NGA KY SHTET E NGA KETE QEVERIKARE.

  7. Kellira says:

    Mjafton t’i beje te gjitha vitet kokerr me kokerr…

  8. Mashkullori says:

    Me kete vendim,ky vrasesi kriminel I 4 policeve do te jete I lire.Do filloje te perllogaritet koha e paraburgimit,e cila ne se nuk gaboj,perllogaritet 1 me 2.Pra ne se nuk do perfitoje nga ndonje amnisti,ai del nga burgu mbas 7 vjeteve…
    Bravo,drejtesia qe kemi!
    Po si ju pranuaka nje gjykim I shkurtuar nje krimineli te tille,i cili jo vetem eshte vrasesi I 4 policeve ne krye te detyres,por eshte kercenuesi I te gjithe gjyqtareve,avoketeve,kercenime qe kane cuar deri ne 9 vjet zvarisjen e gjyqeve?
    Sipas meje ka nje koordrinim te plote midis trupave gjyqesore,avoketeve dhe kriminelit,per te zvarritur procesin gjyqesor dhe berjen te mundur qe dhe pranimin e gjykimit te shkurtuar,te behet e mundur lirimi shume I shpejte edhe nga denimi 25 vjecar….
    Qofsha une I gabuar,por ky eshte nje kriminel I rezikshem…
    Te shohim ne se do e ankimoje prokuroria kete vendim te gjykates.Ne se nuk e ankimon eshte dhe ajo pjese e tepsise te ketij plani …

  9. Mashkullori says:

    Me kete vendim,ky vrasesi kriminel i 4 policeve do te jete i lire.Do filloje te perllogaritet koha e paraburgimit,e cila ne se nuk gaboj,perllogaritet 1 me 2.Pra ne se nuk do perfitoje nga ndonje amnisti,ai del nga burgu mbas 7 vjeteve…
    “Bravo”,drejtesia qe kemi!
    Por,nuk e kuptoj se,si ju pranuaka nje gjykim i shkurtuar nje krimineli te tille,i cili jo vetem eshte vrasesi i 4 policeve ne krye te detyres,por eshte kercenuesi I vazhdueshem nder vite,i te gjithe gjyqtareve,avoketeve,kercenime qe kane cuar deri ne 9 vjet zvarisjen e gjyqeve ndaj tij?
    Sipas meje,ka nje koordrinim te plote midis trupave gjyqesore,avoketeve dhe kriminelit,per te zvarritur procesin gjyqesor dhe berjen te mundur dhe pranimin e gjykimit te shkurtuar,te behet lirimi shume i shpejte edhe nga denimi 25 vjecar,kur e kishte hak denimin me burgim te perjetshem….
    Qofsha une i gabuar,por ky eshte nje kriminel i rrezikshem…
    Te shohim ne se do e ankimoje prokuroria kete vendim te gjykates.Ne se nuk e ankimon eshte dhe ajo pjese e tepsise te ketij plani …

  10. Komunist i Penduar Thellë says:

    A nuk e merrni vesh ju o shqiptare, qe ne 2009 policet qe vrau ky krimineli ishin polica te Saliut, keshtu qe gjyqet e Edvinit ia njofin meritat per rrezimin e shtetit te Saliut dhe fap….. e denojne vetem me 25 vjet. A e kuptuat apo jo?

  11. Edi says:

    1 bandit shpartallon te gjithe shtetin shqiptar. Imagjinoni se cmund te beje ushtria e Serbise dhe e Greqise.

  12. nori says:

    KY duhej te denohej me burgim te perjetshem,,,gjykata ka gabuar rende,,,,gjyqtari te pushohet nga puna…///

  13. Ergys says:

    Turp e paci faqen e zeze o gjykates kriminela.

  14. D.D says:

    Lirim te shpejt o tan dajti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje