Shkeljet me tenderat e Drejtësisë, kontratat u lidhën pa patur fonde të mjaftueshme

7 Shkurt 2019, 18:19Kronika TEMA

Dalin detajet nga shkeljet për të cilat zyrtare e ish- zyrtare te Ministris se Drejtesise përfunduan në burg, nën akuzën e shpërdorimit të detyres dhe cënimit te barazise ne tendera.

Vizion Plus ka zbardhur vendimin e plotë të Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi të lërë në burg 3 persona, drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce, si dhe specialistët e IT, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Ndërsa në arrest shtëpie u la ish- sekretarja e përgjithshme e Ministrisë, Juliana Hoxha, ndonëse Prokuroria kërkoi arrest me burg. Për 8 të tjerë, gjykata vendosi masën detyrim paraqitje.

Në kërkesën për gjykim thuhet se tenderi i monitorimit me kamera në burgun e Lezhës e të Fushë-Krujës, është lidhur në kundërshtim me ligjin.

Investimi i kryer sipas akuzës, nuk është i argumentuar me efektivitetin e përdorimit të fondeve buxhetore.

Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se në momentin e lidhjes së kontratës, Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, nuk ka pasur në dispozicion fonde të mjaftueshme.

Sipas Prokurorisë, kjo gjë është vërejtur edhe në hetimet e të paktën dy tenderave të tjerë.

Si pjesë e kësaj dosjeje, në hetim ishin një grup i gjerë personash, 12 prej të cilëve u çuan në gjykatë nga Prokuroria.

Ndërsa hetimet u shtrinë në 5 tendera të ndryshëm për periudhën kohore 2016-2017.

Ato kishin në fokus mirëmbajtjen e sistemit te kamerave në 7 gjykata administrative, mbikqyrjen elektronike, regjistrin noterial, kamerat e burgut te Lezhes dhe Fushe Krujes si dhe sistemin elektronik te permbarimit.

Ish-ministrat e LSI do të merren në pyetje

Bashkë me ta do të merret në pyetje edhe ish-ministri i PD-, Gazmend Bardhi.

Ministrat mësohet se do të pyeten javën e ardhshme për rolin e tyre në procedurat e ndjekura për prokurimet e kryera.

Në lidhje me këto shkelje janë arrestuar 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtesisë.

Mbi ta rëndon akuza “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, duke i sjellë buxhetit të shtetit dëm disa milionë euro në dy vite.

Tenderat për të cilët ata akuzohen kanë të bëjnë me përmirësimin e regjistrit noterial dhe përmbarimor.

Pavarësisht se këto dy shërbime nuk funksiononin, buxheti i shtetit vazhdonte të paguante për to.

Gjithashtu janë gjetur shkelje të rënda në sistemin e mbikëqyrjes elektronike dhe regjistrin online të 7 Gjykatave Administrative.

Abuzime janë gjetur edhe në tenderin e pajisjes me kamera të burgut të Fushë-Krujës dhe Lezhës.

Këto kamera sipas hetimeve janë jashtë çdo standardi që duhet të plotësojnë pasi nuk kanë cilësinë e duhur.

11 komente në “Shkeljet me tenderat e Drejtësisë, kontratat u lidhën pa patur fonde të mjaftueshme”

  1. Po says:

    BURG … mjaft me keta palaco “gjoja” politikane … LISTA e ZEZE – Berisha, META …

    1. Tani do te shkollohen ne vendin e duhur says:

      Tani dolen ne pah keta te shume-shkolluarit; hajdute me “shume shkolle”. Ku do te shkoni tani more rrugecer qe ishit kthyer ne gangstere e trima? Prisni, prisni se librat do t’ja u sherbejme me poste kur te futenin atje ku do te keni mundesi te ‘shkolloheni’ me shume.

  2. Krim Ekonomik says:

    KRIM EKONOMIK

    Tamam sic veproi BERISHA … perdorte kompanit pa i paguar, pra leket futeshin ne xhepat e tyre … qe SOT t’i paguaj qeveria RAMA !

  3. Burg 100% says:

    BURG … BURG

    kush jane keta qe i shpetojne DREJTESISE … po NE kush do n’a shpetoje nese do ishim NE … ?

  4. Per Manjanin s’me vjen as keq.as mire.Atij ashtu i thane,ashtu beri.
    Ai vetem Edin urren,sepse nuk e beri deputet.
    Iliri s’e beri depuret po s’ka gje.Ai e beri minister.Ky per t’i kthyer nderin firmosi letrat.Tani do te shkoje ne burg.C’ti besh?
    Ai pyet -a mbaruan kriminelet qe me erdhi rradha mua ?
    Habitet.S’ka faj.Si shkoka ne burg ministri per vjedhje ?!
    Per Vasilin me vjen vetem mire.
    Kudo ka plehra qe ndotin,po ai eshte me pis se cdo pleh toksik.
    E kalofshin mire ne Rec! Nje burg i bukur plot drita,me i bukur se Torovica dikur,po i pret.

  5. Cobo says:

    Praktik e rendomt. Blejne skarco me te lire e i shenojne shtrenjt. Dhe parat shkojne ne xhepat e ministrit. Sikur u ben disa ministra te kesaj partie nen akuze. Disa vjet burg dhe sekuestro pasurie i ben mire Tit Vasilit.

  6. Shkodrani1 says:

    Simbas legjislacionit te ndryshuar ne kohen e mjeshtrit berisha , ministrat nuk firmosin per tenderat pamvarsisht se jane ata qe fusin ne xhep perqindjet.
    Keshtu qe edhe keto dy plehrat jane jashte rrezikut e bajne si trima

  7. Ali says:

    Po Drejtuesi Ilir Cuni si shef nderlidhje qe eshte kembesor pse nuk u arrestua. Ai eshte hajduti kryesor. Ai ka aksione ne kompanite telefonike qe u aftojne shetbim te denuarve. Kamerat kontrollohen nga,te gjithe aso IP i dine te interesuarit. Ai eshte hajdut i cili ka dhene pjesen Arturit. Millovanit dhe Cukos ish drejtora te burgjeve. Eshte nip i Nasip Nacos

  8. Komentuesi says:

    Pa asnje hezitim Manjani dhe Petrit Vasili te shkojne ne burg,se jane mare me pislleqe.Nuk duhet toleruar se ata na paskan qene ministra.Le te kene qene,te shkojnene burg.Te nxierin gjynahet e popullit qe, e kane genjyer,mashtruar dhe vjedhur.

  9. Emigranti says:

    Vasili leshi, qe dy ministrat e lSHLIS, kan gjynahe dhe duhet te ven ne Rec sa me par, kjo dihet, por te marin me vehte edhe Berishen e Meten, Bashen, se edhe ata jan akuzuar per krime, vjedhje dhwe abuzime me detyren.

  10. MERITOJNË BURG! says:

    BURG !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje