FOTO: Ngjarja që tronditi Vlorën, ky është burri që vrau gruan me thikë

6 Shkurt 2019, 21:16Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Vlorë, ku burri vrau gruan dhe më pas veten. Lapsi.al ka siguruar foton e çiftit.

Ngjarja duket se ishte një krim i paralajmëruar.  Teodor Lera, 53 vjeç dhe Eva Lera, 45 vjeçe kishin edhe konflikte të mëparshme.

Disa kohë më parë, çifti i bashkëshortëve përfundoi në polici, pasi burri i kishte çarë kokën të shoqes Evës, por ajo e kishte falur dhe u ribashkuan.

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar. Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbu jetën në vend. Më pas ai ka prerë damarët.

Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Burri ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje.

Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.

6 komente në “FOTO: Ngjarja që tronditi Vlorën, ky është burri që vrau gruan me thikë”

  1. mik says:

    Ka te bajne edhe depresioni. Familja Shqiptare asht ne krize. Nuk asht gja e vogel per prinderit te jetojne vetem, me femije te shperndar neper bote. Plus, edhe njemije halle te tjera qe ka Shqiptari.

  2. Albann says:

    ,,,Ju mediat e kini gjithe fajin.Mire qeveritareve u punon mendja vetem te vjedhin, po ju nuk organizoheni te gjitha e te beni nje fushate ndergjegjesimi me moton :Bashkeshortja “e keqe” ndahet nuk vritet.
    Njerezit (meshkujt ne kete rast)jane aq emocionale dhe marin aq vendime te nxituara sa nevojitet domosdoshnerisht te “bombardohen ” me mesazhin : Ndaje ,mos e vrit.
    Jeni bere aq cinike si media(tv,gazeta,) +shoqerine civile sa prisni qe te beje qeveria fushaten e ju te mblidhni leket.Beni ndonje gje ne forme bamiresie,vullnetare se “nuk u keputet mishi”.

    1. TI KE SHUM TE DREJTE,,,PO KY KAZANI JONE,SA MEZI PRET TE NDODHIN KETO GJERA,,,SE DO KEN ME CFAR TE MEREN,SI ENI VASILI,APO FEJFZO KOK LO,,,MER RASTIN E FEMIJES 13 VJECE QE U ABUZUA SEKSUALUSHT NE KAVAJE,,,ENI VASILI KA BER 3 PROGRAME DERI TASHTI,,,KAZAN ME MUT,QE ZJEN DHE VJEN ERE,,,

    2. AHL says:

      Te falemderoj per mesazhin dhe mendesine.

  3. Eduardo says:

    Sa te pa besë janë Vlonjatet turp kurrë nuk bahen njerëz

  4. Flutura says:

    Fatkeq te dy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje