Gjyqtarja nga Elbasani që shton dhe “gllabëron” prona

6 Shkurt 2019, 22:37Kronika TEMA

Emisioni “Stop” sjell edhe njëherë në vëmendje rastin e shtimit në mënyrë fiktive të 70 dynymëve tokë nga ana e gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Gazetari depozitoi ankesa në KLGJ, KLP dhe Ministrisë e Drejtësisë, për falsifikim dokumentesh nga ana e zonjës Fetahu. Emisioni “Stop” tregon sesi u krijua nga e para dosja korruptive me diferencën e sipërfaqes në Gjinar të Elbasanit.

“Një javë më përpara emisioni Stop publikoi rastin e falsifikimit të një vendimi në Rrethin Gjyqësor Elbasan, të gjyqtares Pajtime Fetahu dhe menjëherë ditën e nesërme ne bëmë një kërkesë zyrtare për të marrë një vendim nga kjo gjykatë me pullë dhe vulë të saj. 

Nga kryesekretaria ne na u vu në dispozicion vendimi i cili ka 383.4 dynym. Pra kjo gjykatë dhe sekretaria dhe dosja që është brenda sekretarisë, na tregon që ky vendim është vendimi origjinal.

Por emisioni Stop nuk e la me kaq. Kërkoi përsëri në Gjykatën e Elbasanit, kopje të dispozitivëve në regjistrin e kësaj gjykate dhe e dini se çfarë na dhanë? Na dhanë vendimin me 312.4 dynym. 

Çka do të thotë që vendimi i dytë dhe dosja është ribërë edhe njëherë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, pra e ka falsifikuar të gjithë dosjen dhe vendimin”, shpjegon gazetari i Stop.

Vendimi i parë që ka nxjerrë gjyqtarja Pajtime Fetahu është ai i vitit 2003, ky vendim që ekziston edhe në regjistrin e dispozitivëve në Gjykatën e Elbasanit, me 312.4 dynym.

Ky fakt forcohet duke iu referuar edhe vulës së këtij vendimi. Ajo mban të stampuar mbishkrimin Gjykata Elbasan, sepse nga 2003 deri në 2010-n.

Gjykata e Gramshit dhe ajo e Librazhdit nuk ishin shkrirë dhe nuk ishin pjesë e Gjykatës Elbasan.

Vendimi me 383.4 dynym është vendimi i falsifikuar nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, sepse vula që mban ky vendim ka të stampuar mbishkrimin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, çka do të thotë që vendimi është falsifikuar pas 2010-s, ku Gjykata e Gramshit dhe ajo e Librazhdit u shkrinë dhe u bënë një Gjykatën e Elbasanit.

“Kjo gjyqtare duhet të mbajë përgjegjësi për rreth 71 dynym të falsifikuar dhe të marrë në mënyrë korruptive në Gjinar të Elbasanit”,shton më tej gazetari i Stop.

1 komente në “Gjyqtarja nga Elbasani që shton dhe “gllabëron” prona”

  1. Eri says:

    Po hiqeni plehren. Boll gllaberoi majmune Pajtime leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje