Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi anikimin e ish-gjykatësit të Gjykatës së Lartë, të linte në fuqi vendimin e Komisionit ndaj Shkëlzen Selimit.
Nga Vladimir Karaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjeti të bazuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili kishte vendosur në korrik 2018 shkarkimin e gjykatësit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, bazuar vetëm në kriterin e pastërtisë së figurës. KPK në vendimin e saj të korrikut tha se shkarkimi i Selimit vinte pasi ai u gjet me kontakte me persona të “përfshirë në krimin e organizuar” dhe se ai ishte “përpjekur t’i fshihte këto kontakte”.
Selimi ankimoi vendimin e Komisionit të cilin e pati akuzuar për njëanshmëri dhe rrjedhje informacioni. Trupa gjykuese e KPA kryesuar nga Sokol Çomo, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, vendosi unanimisht pas shqyrtimit në dhomë këshillimi se ankimi i Selimit nuk qëndronte, ndërsa la në fuqi vendimin e KPK.
“Trupi gjykues, mbështetur në faktet e provuara në gjykim, në zbatim të nenit Dh pika 3 e 4 të Aneksit të Kushtetutës dhe të neneve 61 pika 2 e 3 dhe 66 pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr. 52, datë 30.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Selimi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga KPA.
Selimi ishte i pari ndër gjykatësit që u përfshinë në rivlerësim i cili u shkarkua vetëm bazuar në kriterin e figurës. Në vendimin e zbardhur të KPK-së Selimit iu vu në dukje kontakti me Arben Isufajn, një person i dënuar për trafik narkotikësh.
Një informacion i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit implikonte ish-gjykatësin në përfshirjen e tij për mosekstradimin në Itali Isufajt, vend ku ky i fundit është gjykuar dhe dënuar për trafik narkotikësh. Sipas informacionit të ONM-së, Selimi kishte ushtruar ndikim të paligjshëm për të penguar ekstradimin. Po ashtu, Selimi kishte përdorur edhe makinën e shoferit të Isufajt, i johur edhe si Ben Qimja, ndërsa kishte pasur kontakte me këtë të fundit.
Selimi i kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Ai pretendoi se i ishte cënuar e drejta për “gjykim të drejtë” dhe mohoi të kishte ndikuar në vendimin e mosekstradimit të Arben Isufajt. Ai po ashtu u ankua se nuk i ishte bërë me dije i gjithë informacioni dhe provat që kishte KPK.
Fillimisht në argumentimin ligjor të shkarkimit, KPK iu referua vetëm pikës 3 të nenit 61 të ligjit për “rivlerësimin kalimtar të gjykatësve”. Sipas kësaj Selimi ishte shkarkuar vetëm për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pastërtisë së figurës. Por me kërkesë të relatores KPK korrigjoi këtë vendim disa javë më vonë dhe shënoi se veç “deklarimit të pamjaftueshëm”, Selimi shkarkohej edhe për “probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës”.
vetem me kontakte te papershtatshme?!!!!! d.m.th. t’i gezoje milionat e Eurove qe ka vene ky maskara, se bashku me te shoqen duke rrjepur njerezit si gjyqtare… hajde veting hajde
Disponoj te gjitha faktet se personat e meposhtem kane lidhje dhe i sherbejne krimit te organizuar. 1. Opgj. Shpetim Karakushi. 2. Prokuror Julian Zonja. 3. Gjykates Albert Mece. Do behen publike se shpejti.
OPGJ. SHPETIM KARAKUSHI
PROKUROR JULIAM ZONJA
GJYQTAR ALBERT MECE
JANE PERSONA TE LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR, MBROJNE DHE PERKRAHIN PERSONA TE INKRIMINUAR NE FUSHEN E PASTRIMIT TE PARAVE , TRANSFERTAVE NE SHUMA TE MEDHA JASHTE SISTEMIT BANKAR SI DHE VENE GJOBA DHE KERCENOJNE ME JETE PERSONAT TE CILET JANE VIKTIME E AKTIVITETEVE NGA KRIMI I ORGANIZUAR.
DISPONOJ PROVA ME ZE DHE FIGURE TE CILAT SH SHPEJT DO TI DERGOHEN ORGANEVE TE REJA.
A.S