Thellohet skandali për regjistrat e shërbimit noterial dhe përmbarimor, për të cilët edhe pse janë lëvruar miliona euro, ata janë jashtë funksionimit normal.
Dhoma Kombëtare e Përmbarimit denoncon se sistemi i menaxhimit elektronik Albis nuk ekziston që prej vitit 2013. Madje, sipas Dhomës së Përmbarimit, të paktën 30 mijë dosje që janë hedhur në sistem gjatë “Albis 1” janë zhdukur pasi më pas janë tenderuar në vite edhe regjistra të tjerë.
Përveç 12 të hetuarve, 14 të tjerë janë nën hetim për keqpërdorim të tenderave, më të rëndat regjistrat noterialë dhe të përmbarimit të cilat kanë shkaktuar dëm duke mos u ofruar shërbime qytetarëve.
Pa llogaritur dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit, një çështje e paregjistruar në sistemin Albis për Përmbarimin do të thotë se qytetari rrezikohet të penalizohet njëkohësisht nga disa përmbarues. Ndërsa nga mosfunksionimi normal i regjistrit noterial, fatura e vonesave u shkon qytetarëve. Çdo ditë pranë regjistrit të testamentit noterët dërgojnë mesatarisht 90 kërkesa për verifikim, por përgjigjjet varen nga eficenca e rrjetit.
Prokuroria zbuloi se për këto tendera për të cilat shërbimi i mirëmbajtjes dhe i rrjetit është inekzistent janë alokuar fonde me vlerë mbi 5 milionë euro.(TCH)
Shikoni mos i ka vellai i Tik dhalles me Monin.
Me vjen shume keq qe do shkruaj me fjale te ndyra…por me duket se jam i detyruar.
Po tallni karin ju tek “tema” apo si eshte halli?!
Permbarimit i jane zhdukur 30,000 dosje?!
Pa plasi kari!!!
Per ke permbarim e kini fjalen?!
Per permbarimin qe nxjerr nga shtepia pleq e plaka 90 vjeçarë?!
Apo per permbarimin qe heq nga nje shtepi te semuret me oksigjen?!
Apo per permbarimin qe terhiqte zvarre femijet e vegjel?!
(Te gjitha keto te para me ze e figure ne tv-te tona)
Nuk kane vajtur ne pith te semes te gjithe permbarusit!!!
Di ndonjeri ndonje perbaruse qe pronari nuk eshte kriminel,drogaxhi apo nuk ben prostitucion?!
Dosjet e hallexhiut nuk humbasin kurre…mos e çani karin.Humbasin dosjet e kriminelve,humbasin dosjet e atyre qe kane dhene para,humbasin dosjet e “atij” qe ka mbeshtetje politike…keto “humbasin”.
I madh Ai, thjesht i madh
Praktika private përmbarimore është një praktikë 100 % mafioze, e rregulluar nga mafjozet për mafjozet se si të trashen me lekët e popullit dhe të maskojne falimentimit e bizenseve hije që posedojnë kur duan t’ja fusin dikujt.