Gjykata e Apelit, në mënyrë skandaloze ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e dënuar vetëm me 25 vjet burg, edhe pse ka vrarë 4 punonjës policie.
Menjëherë Sali Berisha dhe Partia Demokratike, kanë akuzuar Ramën se është përgjegjës për lirimin e tij.
Por në fakt, Dritan Dajti mendohet se ka pasur lidhje me krahun e djathtë të Sali Berishës, Agron Kuliçaj.
Madje, ky i fundit, sipas kabllogramëve të Ambasadës amerikane në Tiranë, rezulton i implikuar në vrasjen e 4 punonjësve të policisë nga Dritan Dajti.
Kabllogrami i plotë:
Titulli: Rokada në polici zbulon një “të paprekshëm”
Datë 25 nëntor 2009
Dërguar nga Ambasada amerikane në Tiranë
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Ambasadori John Withers
Klasifikuar si material konfidencial
Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive.
Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij.
Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj.
Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.
Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalë nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht.
Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit.
Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar.
Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane.
Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, por ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar.
Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin.
Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn.
Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha.
Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt(TemA)
Prinderit e kriminelit kane qene guzhinjere te Sales se Edi nuk ka pas ndonjehere te tille…..
1) ky njeri u denua mesatarisht me 6.25 vite burg per 1 polic te vrare qe eshte nje rekord jo vetem shqiptar po boteror.
2) qe dritan dajti eshte njeriu I rames kete e di cdo njeri ne tirane. Por nese per nje moment supozojme se eshte I saliut pse edvini qe kontrollon tashme drejtesine nuk kerkon qe per kete skandal me permasa boterore gjyqtaret e ceshtjes te shkarkohen???????
Pergjigja eshte e thjeshte dhe mbaheni mend ata gjyqtare qe gazetat e rilindjes nuk ja permendin as emrin kane pasur garanci nga Rama per vetingun.
Si perfundim ne kete vend po te mos paguash dritat kalbesh ne burg.
Po je rilindas dhe vret police denohesh me 6.25 vite burg dhe per sjellje te mire del me 5.
Ja ky eshte thelbi I reformes ne drejtesi
Dhe po ti shtosh kesaj dhe ndryshimet qe Rama po I ben rregullores se parlamenti ku asnje deputet ose minister nuk mund te arestohet pa firmen e tij e kupton se nuk ka asnje vend bananesh qe te jete me keq se shqiperia.
Drejt ben.
O k..i, nuk dime gje per keto qe thua se i di gjithe tirana.
Nuk te vjen mire ty por nuk ke çfare ti besh, kabllogramiii
?♂
Sofizem!
Edi Rama nuk eshte Sali Berisha. Nuk e ka asfare nen kontroll drejtesine. Do ta shihni
Te tere do shkojne tek guri me vere!
.. NE SHOHIM SE C`BEHET SOT ..! KRIMI KA RRENJE TE THELLA ..!
Dikur kur filloi Vetingu, ai thjesht u perkthye si Shpetimi i Shqiperise nga Gjykatat e Korruptuara e Prokuroret Vicidolas e mafjoze te Saliut.Tash, 5 vjet dhe po shikojme friken dhe rezultatet e Vetingut , qe ndryshe duhet te njihet si Vetingu Rama-Meta-Lulezim Basha.
–
Pra, mileti naiv dhe injorant shqiptar kujtoi dhe nuk u mjaftua me Cekun e Bardhe, Vetingun e PS/PD/LSI, keta miratuan dhe votuan te gjitha rregullat se si do vepronte ai ne Shqiperi ne kundershtim me rekomandimet e Nderkombetareve, dhe se tani besojne te SPAK qe te ndryshoje dicka ne Albganistanin ne zemer te Evropes.
–
Militante te betuar te Rames/Saliut apo Metes….keni shume te drejte….!
E zeza e ketij kombi perbindeshi qe sngopet me gjak shqiptari e ka emrin Sali Berisha
Që Kuliçaj është i besuar (qen) i Salës, sot këshilltar për sigurinë i Bashës, ish ministër i Brendshëm, kjo nuk kërkon vërtetim. Këtij Kuliçajt i doli emri edhe në trafikimin e kokainës me banane nga Kolumbis, mbasi i arrestuari për të, ishte njeriu i tij. Kabllogrami shpreh dyshimin (jo dhe aq i tillë) se Kuliçaj ka ndihmuar Dajtin, por babai i Dajtit tregoi, se ka qenë mik i shtëpisë i Salës dhe Lirisë. Atëhere ne rregullin matematikor të treshit, i bie që Dajti është ndihmuar nga Berisha që t’i shpëtojë policisë, sigurisht nëpërmjet qenit besnik të tij, drejtor dhe më pas nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Të gjitha gjurmët e poshtërsive në këtë vend të shpien tek Berisha, ish presidenti dhe kryeministri i këtij vendi, ende pa i hyrë një gjemb në këmbë. Do t’i shpëtojë vallë drejtësisë së pastruar nga falangat e tij brenda saj? Thënia e vjetër me hajdutin që bërtiste kapni hajdutin, është po ajo që përdor ky monstër, duke bërtitur gjithë ditën e ditës, drejtësia është e kapur nga Rama, (bile dhe natën nga frengjia e qytetarit digital)!….
Nje nga deshtimet spektakolare te Rames eshte drejtesia.Ne cilin vend te botes lirohet me ca vite burg nje vrases policesh?
Drejtësinë nuk e bën Rama. E bëjnë Amerika dhe BE-ja.
Patjeter. Rama meret me tepsine ,s ka kohe per drejtesine.
Perkundrqzi! Rama e ka siguruar nje vend ne historine e Shqiperise pikerisht per Reformen ne Drejtesi
Te vrasesh kater polic dhe te denohesh 25 vite kejo eshte e pabesushme…Ky eshte fruit I pare qe presim nga vetingu?.. Turp!.. Qenka veshtire qe ne Shqipetaret te bejme shtet>>
Saliu vrau kater njerez te pafajshem e nuk i hyri gjemb ne kembe
E kame shkruar dhe me pare,do e shkruaj dhe sot.
1) Si ka mundesi qe nje njeri vret kater oficer policie kur ata ndodheshin ne aksion arrestimi?!?!?!?!
( Aksion= befasi)
2) A ka “rambo” ne bote qe mund te vrasi kater oficer policie dhe asnjeri nga te kater te mos pergjigjet me nje te shtene?!
( ky dritan dajti njihet si kriminel,por si nje rambo e kaluar rambos,nuk njihej.As shkollim dhe as ndonje kurs ne reparte perkatse nuk kishte kryer)
3) A ishin oficeret e policise te stevitur dhe me pervoje te benin arrestimin e dajtit?
( po ishin dhe sidomos kreu i patrulles eshte shprehur se per te eshte rutine ndalimi dhe arrestimi i dajtit)
Per te mos e zgjatur…
Policat qe ndaluan dajtin ishin te njohurit e tij dhe njerez qe hanin e pinin me dajtin.
Ngaqe e njihnin,i thane te ndalonte makinen…dhe keshtu ndodhi.Kur dajtit i thane se ishte i ndaluar me urdher nga tirana dhe se duhej te “shoqerohej”… dajti u tha se s’ka rob qire qe ta arrestoi.
Aty ofeiceret kane dale nga makina pa nxjerre arme ,biles pa kurfare medyshje se dajti do rezistonte e jo me te perdorte arme.
I kujt eshte fai qe kater oficera policie nuk zbatuan as minimumin e protokollit?!
Te vetmin faj qe nuk kishin policat ne ate aksion ishte se nuk e dinin se dajti ishte njje bir kurve dhe nje i pabese qe rralle here e has ne bote.
( perse nuk pyetet kurre nqs dajti eshte perdorur si informator policie????)
e ore e meruni me kablogramat juka dhe ti kapesh me presh ne dore thon e seshte e tyre .e din mire qe jemi popull idiot e na tallin perdite.dilni o popull ne 16 per lul holandezin qe e do shum vendin e tij
Pse cfar ndryshimi ka ndermjet Dajtit dhe Xhuvanit ?Te dy vrane nga 4 vete.