Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për uljen e dënimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.
Në një deklaratë për median ministrja Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm.
Ai njoftoi se do i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin e trupës së gjyqtarëve që dha vendimin.
Në deklaratën e saj, ministrja e Drejtësisë tha se mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në qëndrimin e saj për ta ankimuar reduktimin e dënimit për Dritan Dajtin.
“Një rast shokues, i paprecedent. Vendimi për të pranuar gjykimin e shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vite për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e katër policëve, tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin penal.
Prej 48 orëve kemi punuar për të adresuar një skandal të papranueshëm, të përmasave të pa tolerueshme, që dhanë vendimin në kundërshtim me ligjin.
Ky lajm i shëmtuar nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu. Nuk pajtohemi me rastin, por do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e katër dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit, të mungesës së integritetit dhe profesionalizimit, të disa gjyqtarëve që meritojnë vetëm përbuzje. Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm.
Qeveria nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë, por në raste të tilla papërgjegjshmëri nuk mund të rrijë pa reaguar në të gjitha format ligjore.
Kjo drejtësi në reformim e sipër, na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë. Vetëm përfundimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe pastrimi nga ata që ulën dënimin për vrasësin e katër policëve është rruga për të ndaluar këto vendime të paligjshme.
Ministria e Drejtësisë do i drejtohet KLGJ-së për procedimin disiplinor të gjyqtarëve për këtë rast të paprecedent. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ONM-ja të fokusohen në elementë të tillë, ku cdo gjyqyar dhe prokuror me vendimet e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale ti shpëtojë forcës së ligjit. Mbështes prokurorinë në ankimimin në gjykatën e Lartë që parregullsitë në apel të rivendosen në vend” deklaroi Gjonaj.
Gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda e kishte dënuar Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm pasi akuzohej për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit “Iliria” në Durrës.
Por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda pranoi kërkesë për gjykim të shkurtuar, dhe uli dënimin me bug të përjetshëm për Dritan Dajtin në 25 vite heqje lirie.
Dritan Dajti prej vitit 2009 qëndron në paraburgim.
(TemA)
Normal qe fjalet e keti personi nuk besohen!
“Gjygjtaret qe moren vendimin do kene perbuzjen e popullit “?
I shkreti popull si e keni katandisur! Po kur nuk ju varin juve dhe salinjte ne mes te rruges……hallall ju qofte!
GJYQTARI PETRIT ALIA DJALI I TEZES SE ILIR METES KA QEN GJYQTAR NE SARANDE NJEI QE KA FALSIFIKUAR VENDIME GJYKATE KA MAR RRYSHFET NGA TE GJITH PERSONAT QE KAN PASUR GJYQ ME ATE KA DHEN PRONA ME DEKUMENTA TE FALSIFIKUARA NE KEMBIM TE LEKEVE KY NJERI DUHET TE KALBET NE BURG NE VLORE TE NJEJTEN GJE KA BER ME NDERHYRJEN E ILIR METES NGA SARANDA U TRASFERUA NE VLORE SE ATJE ISHTE BRGDETI DHE KISHTE ME SHUME LEKE NE BURG SHKERDHATEN DHE TI SEKUESROHET PASURIA
Burg per keto gjyqtste qena….kriminele….
Z MINISTRE ETILDA
P ALIAJ PASI LA NSM NE SARANDE E GRADOI BERISHA NE VLORE
ESHTE MEGAHAJDUT
POR NE SARANDE DUHET PARE EDHE SEKRETARET E ALLTUNII
SIDOMOS NEXHI E FAMSHME
Kryetari i kld duhet të kishte dhënë dorëheqjen pa kushte menjëherë ,kurse këtyre gjykatësve duhet tu bëhet gjyqi në Jemen në Jug të gadishullit Arabik, , se atje ta bëjnë gjyqin në mes të sheshit kur fal një vrasës të 4 oficerëve të policisë
SA TE KENI GJIN GJONIN ,HANI PINI SA TE DONI.
te fala likja .
Me vonesë në kthesë shoqja ministre..
Skender Damini??? Shkodra e di c’fare eshte ky monster. Per kete ka lindur shprehja’Daminin me te mire ta varesh tek Sheshi i Flamurit”. Ky eshte nje provokim politik per te degraduar reformen ne drejtesi i bere nga skraparlinjte.
Kol Dajti ka bohet?
Kol Dajti ka bohet???