Fotoja me Salianjin, Arben Ahmetaj tregon çfarë ndodhi: Doja ta helmoja me kafe, po se kapi...

12 Shkurt 2019, 18:07Politika TEMA

Shumëkujt i ka ngjallur habi sot një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shfaqej deputeti demokrat Ervin Salianji dhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Çudi për faktin se Salianji ka qenë një deputet shumë aktiv duke sulmuar gjithmonë maxhorancën, ndërkohë që në kafe biseda mes tyre duket shumë normale.

Pikërisht këtë takim e ka sqaruar ish-ministri Ahmetaj në studion e News24. Ahmetaj tha me shaka fillimisht se donte ta helmonte Salianjin por se nuk e zuri helmi. Ndërsa më pas tha se takimi ishte një rastësi.

Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… 

E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi”, tha Ahmetaj.

“Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet.

Nuk e kam mik, ështe një 3 minutësh i rastësishëm. Ështe një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed Manushi me çfarë kuptoj janë miq me Salianjin.

Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi aty, dhe mirë bëri që erdhi.

As ai, as unë nuk jemi vulgarë. Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi, por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi”, tha Ahmetaj.

10 komente në “Fotoja me Salianjin, Arben Ahmetaj tregon çfarë ndodhi: Doja ta helmoja me kafe, po se kapi…”

  1. On says:

    Miq me Manushin..me Besin…kane ndonje intelektual miq kta?

  2. d says:

    Pse nuk thus qe po I shtinje fall me filxhanin e kafese. I lexoje pak te ardhmen mbase mbetet shtatzene

  3. Kafe me pak says:

    Shumë mirë bëtë që pitë kafe bashkë, ç’të keqe ka! Madje nuk ka nevojë të justifikohesh. Nesër thirre apostafat, jo vetëm atë por edhe Bashën, nëse pi kafe. Politika është pasion dhe profesion, jo luftë.

    1. Komentuesi says:

      Po te mendojme se jemi shqipetar nuk ka pse te mos pish kafe me nje njeri qe ka bindje te ndyshme politike.Une keshtu mendoje.Salianji dhe Ahmetaj jane shqipetar,intelektual,dhe do ishte mire qe ata te pinin kafe bashke duke harruar fare bindjet politike.Jane bij te nje kombi dhe nuk jane armiq.Por Sali Berisha,Basha,Meta,Monika,kane futur semundjen e keqe te armiqesis mes shqipetareve.Dhe kjo te çon ne denigrimin e shoqerise ne vendin tone.

  4. ErionS says:

    s’na tha ky Ahmetaj c’beri I vellai me ate anijen e naftes (I vajti mundimi kot lumadhit se krijoi nje firme per 24 ore …por ….

  5. Eri says:

    Tallni bythen me popullin o plehra talleni.Ju jeni e njejta bande keqberesish e ndare ne tre grupe pd ps lsi se keshtu e keni me kollaj per te mashtruar njerezit.

  6. agimi says:

    pse nuk thua qe po beni plane per 14 shkurtin. gezuar shen valentinon

  7. sali says:

    A nuk hani edhe nga nje tas me m.t se bashku, ju halabaket e Shqiperise. E cojani nga nje tas edhe kryetareve tuaj se jeni mesuar ti ndani bashke gjerat!

  8. Franci says:

    Ahmetaj mos e bej me kete gabim.Kujdes se Ervina Salianji paraqet rrezik.

  9. Arber iliri says:

    Ju tycat e ps edhe helmin e keni skarco le mo gjonat e tjera qe po e po.ju ka tredh plaku mere saliu du me thon.ju as te q…as te leshoni po te mbani e te mundoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje