Liderët e opozitës mbajnë përgjegjësi si dreqi!

12 Shkurt 2019, 14:07Politika TEMA

Artikulimi i lidershipit politik të opozitës ka avancuar në një stand të paparashikuar dhe të pajustifikuar në një shoqëri që e ka lënë pas periudhën parapolitike.

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka përsëritur zyrtarisht ato që ka thënë lideri demokrat Lulzim Basha nëpër takime se, “nuk mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët më 16 shkurt, pasi kjo nuk është protestë politike por qytetare”.

Një deklaratë e tillë, vetëm katër ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës sjell pështjellim dhe në radhët e vetë militantëve të opozitës, PD dhe LSI, të cilët do të vijnë për të protestuar në bulevardin kryesor të kryeqytetit, përballë kryeministrisë.

Theksimi i shprehjes se “gjithçka është në dorë të qytetarëve”, sipas deklaratave të liderëve të PD, apo se “nuk do të mbahet fjalim, pasi është protestë e qytetarëve”, sipas liderëve të LSI, ka brenda jo vetëm pasigurinë e mbarëvajtjes së protestës, por dhe më tepër.

Lulzim Basha po i bie kryq e tërthor Shqipërisë, duke lutur njerëzit, kryesisht militantët e vet që të zbarkojnë në Tiranë me 16 shkurt, për të protestuar kundër qeverisë së Ramës.

Dhe si gjithnjë, PD dhe LSI do të heqin dhe shpenzimet e lëvizjes së militantëve drejt Tiranës, përfshirë transportin dhe një vakt ushqim të thatë.

Artikulimi i premtimit ekstrem se më 16 shkurt do të rrëzohet qeveria e Ramës, e ndërthurur me deklaratën se lidershipi i opozitës nuk mban përgjegjësi se çfarë do të bëjnë protestuesit, pasi protesta është qytetare, mbart në vetëvete një precedent të rrezikshëm.

Dhe t’ju lutesh qytetarëve shtëpi më shtëpi që të vijnë në protestë, dhe t’ju ngresh mendjen se më 16 shkurt rrëzohet qeveria dhe opozita vjen në pushtet, dhe t’ju thuash atyre 4 ditë para protestës se bëni çfarë të doni, jashtë “tutelës” së atyre që ju kanë sjellë këtu, është një ftesë për detabilitet.

Të sjellësh një turmë në Tiranë, pavarësisht numrit, duke i paguar të gjitha shpenzimet dhe ti lësh në mes të sheshit, duke larë duart se s’mbajnë përgjegjësi se çfarë mund të bëjnë, është më e pakta papërgjegjëshmëeri, dhe më e shumta krim.

Për protestën e 16 shkurtit lidershipi i opozitës, pra Lulzim Basha i PD, Monika Kryemadhi e LSI dhe krerët e partive të vogla, mbajnë përgjegjësi si dreqi për çfarë mund të ndodhë aty.

Jo se parashikohet të ndodhë ndonjë gjë e madhe, sepse njerëzit nuk janë aq të pazgjuar sa të mos kuptojnë se kur një lidership politik ka një muaj që u lutet të vijnë në Tiranë për protestë më 16 shkurt kundër qeverisë, u paguan transportin dhe drekën dhe deklaron se nuk mban përgjegjësi çfarë mund të bëjnë qytetarët, po i ‘fton” në një kurth.

Një lidership i vendosur politik i opozitës, nëse organizon një protestë, i del zot asaj me të gjitha të mirat e të këqijat e saj, bën thirrje për protestë paqësore, kërkon masivizim.

Në këtë rast dhe sikur të ketë ndonjë lajthitje spontane të protestuesve, gjithçka mbetet në konturet e rrëshqitjeve e spontanitetit të grupeve të caktuara të njerëzve, të pa yshtur politikish për destabilitet.

Por të thuash se nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet e militantëve të tu që ke sjellë me shumë lutje për të protestuar në Tiranë, është lajthitje dhe krim.

Lidershipi i opozitës mban përgjegjësi që nga dita e sotme, pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi, dhe për një xham që mund të thyhet më 16 shkurt. /M.Nikaj

14 komente në “Liderët e opozitës mbajnë përgjegjësi si dreqi!”

  1. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️???????????? says:

    Përgjegjësia apsolute është e METËS (Munës) dhe BASHA(Berishës).
    Mos lejoni të thyejnë dhe djegin pronën e përbashkët .
    Rinia dëshmoi kulturë dhe atdhedashuri .
    Në burg, kush na djeg dhe prish pronën e përbashkët.!!

  2. POSHTË KREU I OPOZITËS KRIMINALE?? says:

    Shqipëtarë. Mos u gënjeni nga opozita gjynahqare.
    Opozitë , që s’ka larë krimet e bëra.
    Opozitë me duar të gjakosura .
    KENI HARUAR 21 -JANARIN ???
    Poshtë kreu i kësaj opozite!!!!

  3. leka says:

    per huliganet politik te zbatohet ligji…kjo eshte nje menyre e ndyre per te bere thirrje per rremuje. Duan te nxjerrin edhe njehere bandat e saliut per ti vene flaken tiranes

  4. Roberto says:

    Opozita do mundohet te krijoje situata ekstremiste me militantet e vet bile sipas eksperiences Berishiane ne turme do mundohen te hyjne provokatore qe me pas te akuzohen nga opozita si militantet e PS apo polica civile etj etj. Berisha kujton akoma se Shqiperia eshte nen sundimin e tij ku bente,sajonte,vriste sipas qejfit dhe ato qe bente vete ja u fuste te tjerve. Hapni syte o popull se eshte gjynah te digjeni nga zjarrvenesit e Shqiperise.

  5. Flutura says:

    E provuan ne 1997 shqiptaret. E hoqen Saliun dhe asgje nuk ndryshoi. U vrane gjith ata bij nenash e shqiperia u vonua shume ne rrugen e zhvillimit. Dhe ne fund fare Saliu erdhi prap e i vrau ne mes te sheshit me duar ne xhepa ..

  6. Niko says:

    Kujdes o njerëz .Saliu dhe Meta po pregatisin kurthe ,
    mos bini brenda.
    Në burg duhet të hyjnë ata , jo ne , populli që vuajmë.

  7. PAPA says:

    AQ SA MBAJ TI MERO ME GRUSHTIN E SHTETIT NE 21 JANAR

  8. Veshgues says:

    Po tek kerkesa qe i kane bere policise, e kane shkruajtur qe s’mbajne pergjegjesi?
    Nese jo, hapni dyerte e Km dhe forca ligji!
    Ky me pamje gay G.Bardhi mund te na japi pamje interesante nga qendrimi ca dite ne rajonet e policise! Mos keni frike cfaredo te beje se kalon nivelin e lapanjozit! E moj Pd e famshme ne dore te kujt ke rene!

  9. Keta do demtojne tavat e byrekeve dhe te picave qe do u jap kunati lulit.
    Do bejme biznes autobuzesh byrekesh dhe kafesh.
    Rrofte protesta me ne krye lulushen dhe munihun e presidentit.

  10. Peco says:

    He, muter, cfare thuhet? Na keni care trapin se ne 21 Janar nuk paskesh patur pergjegjesi Edi Rama, por vetem Sali Berisha dhe Lulezim Basha. Po tani, kush do ta kete fajin? Apo si gjithmone Sali Berisha dhe Lulezim Basha. Kjo bote eshte njehere ma hype, njehere ta hypa. Ndaj them, kur do bindeni, shoke mender socialista, se ne demokraci, si mazhoranca dhe opozita kane te njejten pergjegjsi per fatet e vendit? Pra, si Edi Rama atehere dhe Lulezim Basha sot kane pergjegjesi si derri qe i perdorin njerzit si bageti dhe i cojne per ne kasaphane, pa i vrare fare ndergjegja

  11. vang says:

    POLICIA kujt do tja japi lejen per protesta?.Lejen do ja japi partise ose partive qe e organizojne dhe jo personave civile nga populli te cilet nuk do jene subjekt i nje partie apo institucioni.

  12. Haka Tekizoti says:

    Problemi është shumë i thjeshtë: a do kërkojë dikush leje për këtë protestë. Nëse jo, policia nuk duhet të lejojë asnjë autobus mitingashësh të hyjë në Tiranë; nëse kërkohet leje (siç e parashikon ligji), atëherë ai që kërkon lejen mban të gjitha përgjegjësitë si organizator.

  13. Fatosi says:

    PO NUK PATI LEJE PER PROTEST! Policia duhet te beje te veten ,nuk duhet te lejoj asnje autobus te sjelli keqdashes ne Tirane,nuk duhet te lejoj asnje protest pa leje nga policia ne qoftese PD dhe LSI thone qe skemi gisht ne kete protest
    Lind pyetja::: ???? Kujt dhe kush dota mari lejen per protesten????
    E gjitha kjo nje fluske sapuni ose nje vorbull e ngritur ne nje gote me uje
    Budallenjte Shqipetare qe dote vine per Lulin dhe Moniken ,si mund ti besohet atyre Akoma?????????

  14. Babale says:

    Jo per kamikazet dhe horrat e qoftlargut, se te Lules nuk jane, se atij nuk ja vershellen kush. Po flas per njerezit e ndershem, qe per arsye politike apo jo politike kerkojne te rreshtohen ne protesten e 16 shkurtit. E degjuat cfare thone? Ju beni cfare te doni, digjni, shkaterroni, per keto para ligjit do te pergjigjeni ju, ndersa ne duam vetem pushtetin!? Nese vertet jeni te marre veproni ashtu sic thote qoftlarlargu. Larg e tutje nga ndonje skenar ogurzi sic i ka qef qoftlargu! Nese jeni vertet me mend, e keni te lehte te distancoheni . Ligji nuk ka per te kursyer asnje shkeles te ligjit. Qoftlargu kujton se koha ka ngelur ne vend dhe jemi ende ne 98-en!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje