Komisioni i Jashtëm voton unanimisht: Maqedonia e Veriut në NATO

12 Shkurt 2019, 10:13Rajoni TEMA

Komisioni i Jashtëm votoi unanimisht  pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Me një frymë të gjerë konsensusi anëtarët e maxhorancës dhe të opozitës i hapën dritën jeshile anëtarësimit  të shtetit fqinj në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Pas dy qëndrimeve pozitive në dy komisionet parlamentare të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht anëtarësimin e saj në NATO.

 Ne seancë do të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje