Vodafone Albania njoftoi se ka blerë të drejtën e përdorimit të frekuencave në brezin 800 MHz, me vlerën prej 7,440,001 Euro.
Më datë 7 Shkurt, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), organizoi tenderin për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave në brezin 800 MHz. Vodafone Albania ishte operatori i vetëm që mori pjesë në tenderin për spektrin 801-811 MHZ, i çiftuar me 842 – 852 MHZ. Pas verifikimit të dokumentacionit ligjor, ekonomik e teknik, shoqërues të ofertës së paraqitur nga shoqëria Vodafone, AKEP shpalli sot Vodafone Albania fitues të së drejtës së përdorimit të bllokut të lart përmendur.
Ky spektër frekuencash do të përdoret menjëherë nga Vodafone Albania, duke i dhënë mundësinë kompanisë të shtojë kapacitetin e rrjetit me shpejtësi të lartë, pa asnjë vonesë të dukshme dhe në zonat e thella. Gjithashtu, ky spektër frekuencash do të mundësojë zhvillimin e rrjetit 5G në të ardhmen si dhe aplikacione të gjeneratës së ardhshme (NGA) ku përfshihen Internet of Things, Realiteti virtual dhe i augumentuar, pajijset e lidhura në rrjet dhe robotika.
Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, tha: “Ky është një investim historik, jo vetëm për Vodafone, por edhe për vet Shqipërinë. Sektori i telekomunikacioneve mundëson kapacitet për përfshirjen e të gjithë sektorëve të tjerë në shoqërinë Gigabit. Ky spektër frekuencash mundëson efikasitet të konsiderueshëm të rrjetit për të përballuar rritjen e pritshme të trafikut të të dhënave, duke mundësuar kështu zhvillimin e mëtejshëm të industrisë dhe si rrjedhojë, edhe zhvillimin ekonomik të vendit”.
Kjo nuk është hera e parë që Vodafone Albania investon në zhvillimin e industrisë së komunikimit elektronik në vend. Në 2011-ën, Vodafone nisi të ofrojë për herë të parë në Shqipëri shërbimet 3G, duke fituar tenderin me vlerën 31.4 milionë euro. Si një prej investitorëve më të mëdhenj në vend që prej vitit 2001, Vodafone ka investuar rreth 1,779 milionë euro në tregun shqiptar, përfshirë investimet në rrjetin infrastrukturor, licensat për brezat e frekuencave, tarifat rregullatore, kanalet e shpërndarjes, burimet njerëzore, reklamat, etj. Vetëm gjatë vitit 2017-2019, Vodafone Albania ka investuar rreth 32 milionë euro në infrastrukturën e rrjetit dhe rreth 24 milionë euro në brezin e frekuencave.
Marrja e së drejtës për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz është arritja e radhës e Vodafone Albania, duke theksuar edhe një herë përkushtimin e kompanisë për të zhvilluar revolucionin dixhital në Shqipëri.
Për më shumë informacion rreth Vodafone Albania vizitoni www.vodafone.al ose na kontaktoni në [email protected]
Sa me shume Greqi,Epir,Ilyri ne vendin e Pirros apo te Kastriotis,kaq me pak Turqi,Fashizem.Edhe me Allahun,edhe me Republiken “popullore” te Vatikanit edhe me Orthodhoksin Jeorgios Kastriotis,kjo si kur nuk shkon.
Pamvaresisht se per fat te keq,Orthodhoksia eshte Identiteti tone ne Epirin e Kastriotis qe nga ndarja e Krishterimit ne vitin 1054 A.D
E them kete se ”Epirotet” Sulejmane,Hamza,Naim,Shemshedin,Abdyllah,Ismail etj qe nuk denjonin te benin krushqi me Besen e Kastriotit,por i vrane,I poshteruan,i perdhunuan,i prende kokat.
Kjo eshte aresyeja qe Epiri i Kastriotit per keta te dy si Papà apo Allahu un “efziston”.
Ne qofte se ka turp me te madh se ky,me falni por une kam lindur ne Mars dhe jo ne toke.
Patriotet (Patridha) e vertete te ketij vendi historik e kane thene shume qarte.
Kur bere derr e arine
Cdeshe qe bere turkoallvanine.
keni filluar shisni reklamat si artikuj gazete tani?