Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Apelit për Dritan Dajtin.
Përmes një njoftimi për publikun, KLGJ shprehet se pranë tij, është depozituar kërkesa e ministres Etilda Gjonaj ku kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti.
Në arsyetimin e saj, Gjonaj shprehet se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.
Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.
Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.
Apeli i Krimeve të Rënda pranoi pak ditë më parë gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e katër policëve, duke e shpëtuar kështu nga dënimet me burg të përjetshëm.
Te shohim se si do e gjykoi KLGJ-ja.Por eshte nje vendim i ketyre gjyqetareve i papranueshem dhe ka tronditur opinionin shqipetar.Ndoshta gjyqetaret jane imponuar nga parat qe kane mare nga krimineli Dritan Dajti.Ata nuk duhet te jene akoma gjyqetar.
Te jete valle kaq injorante Minstrja e Drejtesise sa te mos e dije qe nuk ka me kompetence ligjore per te derguar kerkese per masa disiplinore ne KLGJ dhe kete e ka vete Inspektoriati i Larte qe nuk eshte krijuar akoma?!
Nuk e besoj. Thjeshte eshte nje aktore e mire