"Fitova 15 mijë euro nga dasma e vajzës", shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Kushtetueses Gani Dizdari

13 Shkurt 2019, 09:13Kronika TEMA

Është shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

Mësohet se Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për sharkimin e tij.

Gjatë hetimeve nga KPK rezultoi se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes.

Po ashtu u konstatuan se Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, sot, më datë 12.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.24/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari, kundër vendimit nr. 37, datë 16.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 37, datë 16.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari.

2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

3. U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.02.2019.

3 komente në ““Fitova 15 mijë euro nga dasma e vajzës”, shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Kushtetueses Gani Dizdari”

  1. Kalec Dega says:

    Leni mo gjyqtaret , po na thoni sa kane fituar Meta, Rama,Saliu e Basha dhe pse nuk ka veting per keta Dinosaur…..Te tjerat jane lajme pa bereqet…..

  2. Prona lesh e li says:

    Shume te zote gjyqtaret shqiptare. Vetem keta kane fituar leket nga dasmat ose dhurate nga vjerri. Ky qe deri dje mbahej kryegjyqtar I vendit, te largohet e ti meret pasuria se eshte hajdut dhe I paburre.

  3. juena says:

    FYTYRE-QEN,,,rraseni Brenda qenin…/////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje