Kur Armando Prenga rrihte Edi Palokën në mes të Kuvendit më 11 shkurt 2011, si gazetarët dënuan dhunën atëherë

14 Shkurt 2019, 14:40Politika TEMA

Si sot tetë vite më parë, më 14 shkurt 2011, Byroja e Kuvendit mori vendimin për përjashtimin e deputetit të atëhershëm socialist Armando Prenga 15 ditë nga çdo veprimtari parlamentare.

Një vendim i tillë për ish deputetin socialist nga Kurbini kishte ardhur për arsye se më 11 shkurt, kishte goditur me grusht deputetin demokrat Edi Paloka, pas një zënke te podiumi.

Asokohe deputeti demokrat ishte trimëruar shumë, pasi kryeministër ishte Sali Berisha, ndërkohë që kryetare e Kuvendit ishte Jozefina Topalli.

Duke kërcënuar me dhunë të gjithë deputetët socialistë në opozitë, të cilët vinin pas dhunës dhe vrasjes së 4 demonstruesve të pafajshëm më 21 janar para kryeministrisë nga Garda e Republikës, Paloka mendonte se reagimi tek e majta ishte vrarë.

Por nuk ka menduar kështu ish deputeti i PS për Kurbinin Armando Prenga, i cili qetë qetë, pasi e tërhoqi për xhakete Palokën me dorën e djathtë, i këput një grusht me të majtën dhe nga goditja deputeti i PD bie në krahët e shokëve, koka i ikën majtas, syzet djathtas.

Asokohe, për forcë zakoni të gjithë gazetarët, të majtë, të djathtë por dhe ata pa “gjini” politike e mbështetën Palokën, jo vetëm si ish gazetar por dhe si politikan, dhe dënuan aktin e rrahjes që i bëri Prenga.

Madje dënuan dhe faktin se deputetët e opozitës asokohe dhe më vonë talleshin me Palokën, por dhe me Strazimirin sa herë ngrinin zërin, duke u thënë “pushoni se erdhi Armando”.

Përpos aktit aspak normal të Palokës sot në Kuvend, teksa hodhi bojë në drejtim të kryeministrit, na brengosi shumë qëndrimi i gazetarëve dhe analistëve afër PD dhe LSI.

Po të shohësh të gjitha postimet e tyre në rrjetet sociale, ata shprehin një gëzim të madh për aktin “heroik” të Palokës ndaj kryeministrit, gëzim që as mundohen ta fshehin.

Ndoshta dikush tjetër mund të ketë “ëndërruar” që ish deputeti Armando Prenga të ishte në kafe, përballë Kuvendit./M.Nikaj

6 komente në “Kur Armando Prenga rrihte Edi Palokën në mes të Kuvendit më 11 shkurt 2011, si gazetarët dënuan dhunën atëherë”

  1. fahriu says:

    PO CFARE MERRENI ME KETE THUTHUQ,PO KETA JANE TE MBARU,PIJNE NDONJE GOTE RAKI DHE KETYRE MIJVE JU DUKET VETJA LUAN,PIKA QE SU BIE

  2. Ilash says:

    Turp turp per ato gazetare te njeanshem qe mbrojne dhunuesin dhe jo viktimen. Nu ju besohet me juve vetem derdellisni kot.

  3. Leo says:

    Çfar leshin shkruan keshtu
    Nuk me behet vone per paloken por jeni bere servila dhe bythlepirsa

  4. JARI says:

    pO KY ESHTE TRIM ME IMUNITET,SE PER TE TJERAT KY TE RRUN KA..,AI SHOKU,JA COI TURIJTE SHTREMBER,I NDRROI DHE NUMRIN E SYZEVE

  5. doni says:

    Keni merak qe Prenga nuk eshte me ne kuvend apo qe Rama nuk ka ngrene dru ne kuvend ashtu sic ka ngrene jashte?

  6. X says:

    Fuck bastardeve pd’-lsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje