Apeli i Zef Brozit: Protestoni paqësisht, dhuna në interes të politikanëve të korruptuar që frikësohen nga reforma në drejtësi

15 Shkurt 2019, 19:28Politika TEMA

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi ka bërë thirrje që nga Uashingtoni në drejtim të protestueësve të opozitës.

Apeli i Brozi ka qënë që të zhvillohet një protestë e qetë e paqësore, larg dhunës që u intereson të gjithë atyre politikanëve që kanë frike nga reforma në drejtësi.

U bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë që të protestojnë paqësisht dhe të dëshmojnë se janë të denjë t’i bashkohen familjes së Bashkimit Europian për të cilën ne shqiptarët ëndërrojmë që prej shumë vitesh.

Vecanërisht u bëj apel protestuesve që të mos bien pre e atyre politikanëve që bëjnë thirrje për dhunë e shkatërrim.

Protestat qytetare e paqësore janë shprehje e demokracisë, ndërsa dhuna e cfarëdo natyre qoftë është në interes vetëm të atyre politikanëve të korruptuar që po i frikësohen dhe duhet t’i frikësohen përditë e më shumë Reformës në Drejtësi.

Ata duan ta sabotojnë edhe pranimin e Shqipërisë sonë të dashur në Bashkimin Europian.

U bëj apel drejtuesve dhe forcave të policisë që të mos bien në grackën e provokimeve që mund të bëhen gjatë protestës, por të veprojnë me profesionalizëm e gjakftohtësi në respektim e zbatim të ligjit”, bën apel Brozi nga SHBA.(TemA)

7 komente në “Apeli i Zef Brozit: Protestoni paqësisht, dhuna në interes të politikanëve të korruptuar që frikësohen nga reforma në drejtësi”

  1. Flutura says:

    Faleminderit per mesazhin, por kush te degjon? Sa per policine mesazhi bie ne veshin e duhur po turmat nuk kane tru…

  2. durrsaku says:

    Ish-Gjykata e Kasacionit tani Gjykata e Lartë. Bëni ndreqjen e gabimit gjykata “Kushtetuese”

  3. arber says:

    Nje nga intelektualet me te shquar dhe me te ndershem shqiptare ne te gjitha koherat. Shkurt e sakte! I punesuar tashme ne Departamentin Amerikan te Shtetit.

  4. Komentuesi says:

    Respekt zoti Bozi.Je nje nga kuadrot e drejtesise shqipetare me i miri,me i zoti dhe me i drejti.Na vjen keq qe je larg dhe nuk vjen ne shqiperi.Meriton nje vend prestigjoz ne instancat e larta te drejtesise.Sali Berisha te kishte inat sepse ju donit drejtesine,donit kushtetuten.Pershendetje.

  5. Cudia says:

    Z. Brozi, fjalet e tua jane per njerez qe mund te genjehen nga partite politike. Neser nuk do mblidhen njerez qe genjehen por njerez qe vjedhjen, vrasjen, mashtrimin dhe rremujen i kane menyre jetese. Mos e lodh frymen kot me keta plehra. Respekte!!

  6. Pokeristi says:

    Intelektualet e ndershem patriote dhe pa lepur ne bark,numurohen pak.
    Shumica e intelektualeve shqipetare preferojne gjumin letargjik “intelekt i shplare”.
    Shkrimet e intelektualeve sot e gjate gjithe ketij tranzicioni te gjate e te sperdredhur,duhet te ishin barikada shpirterore per te gjithe sharlatanet,spurdhjake te papergjegjshem e antishqipetare,te tipit Berisha,Meta,Basha,Mehdiu,Kryemadhi dhe e gjithe banda qe i ndjek qorazi.
    M.gj.a. sido qe mund te zhvillohen ngjarjet e neserme,shumica e popullit,komuniteti nderkombetar njohin dhe do te njohin qeverine e dale me vote,jo me dhune.
    Shteti eshte nje makine komplekse ekomplikuar.Ne rast se te gjithe ingranazhet shteterore do te vepronin ne harmoni me njeri tjetrin,s’do te kish vend dhe hapesire per thirje fashiste alla Bashe apo alla kryemadhi.
    Sigurisht shteti i sotshem shqipetar eshte nje model alla Berishjan i ndertuar me keqedashje per gati tridhjete vjet.
    Sado i bute dhe demokratik mund te jete nje shtet,pushteti si pjese e shtetit,ka edhe dhembe qe mund te kafshojne dhe duhet te kafshoje te gjitha mushkonjat dhe insektet e demeshme qe infektojne ambjentin shqipetar.Neser eshte vone,por pasneser eshte tamam koha kur shteti duhet te nxjerre dhembet dhe t’ju tregoje vendin te gjitheve qe me dashje dhe me konseguence po demtojne kete komb.
    S’duhet te kete me mosndeshkim.Ndryshe je dhe ti bashkepunetor.
    Z.Brozi!Qe ne momentet e para te kesaj demokracije iluzive ke qene nje nder te paktet qe i dhe nje mesim edukativ diktatorit te ardheshem te asaj kohe.
    Te pergezoj per kurajon civile,per kethjelltesine demokratike,per patriotizmin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje