Forcat speciale, operacion blic në banesat e 3 gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin

15 Shkurt 2019, 08:37Kronika TEMA
Forcat speciale, operacion blic në banesat e 3 gjyqtarëve që

Forcat Speciale kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesat e 3 gjyqtarëve, të cilët firmosën për ndryshimin e masës së arrestit për Dritan Dajtin.

Kontrollet janë bërë në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Aplit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Aplit Vlorë dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkdër.

Ora News mëson se kontrolle të befasishme në banesat e tre gjyqtarëve janë bërë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kërkesa e Krimeve të Rëndë është bërë pas dyshimeve për korrupsion të gjyqtarëve.

Kontrollet në banesat e tyre, që dhanë vendimin për Dajtin u bë nga forcat speciale, teksa gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda akuzohen se kanë dhënë vendim në favor të Dritan Dajtit.

Tre ditë më parë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dorëzoi në KLGJ, kërkesën për fillimi i hetimit disiplinor për gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikotli dhe Petrit Aliu.

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një deklarate për mediat informoi publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.

Këshilli nënvizon se do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

4 komente në “Forcat speciale, operacion blic në banesat e 3 gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin”

  1. zambi says:

    Show idiot. Krimi organizuar dhe korrupsioni nuk jane krime ordinere qe nxjerr policet ne rruge e kap ca njerez me ame apo thika.
    Krimi i organizua dhe korrupsioni do tru. Cfare hetimi special kane bere deri gjate ketyre viteve policia dhe institucionet e tjera per te zbuluar pasurite dhe rrjetin e Dajtit?
    Nisur nga rrezikshmeria e tij a nuk dihet qe ai do mundohet te shantazhoje/korruptoje gjyqtaret. Kane bere ndonje hetim apo monitorim te levizjeve dhe kontakteve qe ai ka tentuar te marre me gjyqtareve?

    Bej kontroll banese gjoja po punojme. show idiot

    1. asd says:

      Ke te drejte ne pergjithesi por nuk mund te kritikohet edhe kur nderhyjne njelloj sikur nuk nderhyjne. Ndoshta duhet te behet praktike me e shpeshte. Asnje nuk duhet te ndjehet i sigurte nga pandeshkueshmeria. Provo te jesh ne anen e viktimave dhe ndoshta ndryshon opinion. Shpresojme mos jete show, dhe te perfundoje me arrestimin dhe denimin e tyre. Duhet me qene te shpejte e dinake sic jane ata.

  2. Eri says:

    Ata kriminela qe jane te vehur si gjykates i kane kthyer shtepite e tyre ne baza armatimi per grusht-shteti.

  3. Nick says:

    Pika prokurorise se Krimeve te Renda…ç’ështe more ky budallallek?!?!
    Ne te mbathuarat e gjyqtareve kishte indicie se do gjenin provat e kerkuara keta te hetimit special?!
    Mendo çte bejne ata te hetimit jospecial!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje