Mediat e huaja: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian thirrje Bashës për protestë paqësore

16 Shkurt 2019, 12:58Politika TEMA

Protesta e opozitës ka marrë vëmendje edhe nga mediat e huaja pasi ishte paralajmëruar paqësore por agravoi në dhunë dhe mësymje drejt ambjenteve të Kryeministrisë. Washington Post shkruan se Shtetet e Bashkuara  Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor.

Artikulli i plotë:  Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare janë ndeshur me policinë në një tubim anti-qeveritar për të protestuar ndaj qeverisë të cilën ata e quajnë të korruptuar, duke kërkuar dorëheqjen dhe zgjedhjet e parakohshme.

Militantët e Partisë Demokratike çanë kordonin e policisë ndërsa përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Kryeministrit Edi Rama. Qindra forca policore kanë rrethuar ndërtesën kryesore të qeverisë. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet i lartë për qeverinë e vogël të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria shpreson që më vonë këtë vit Brukseli do të vendosë për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit në BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje