VIDEO: Kronologjia e një proteste që nisi me lule dhe u mbyll me dhunë

16 Shkurt 2019, 21:45Politika TEMA

Opozita zhvilloi protestën e paralajmëruar në bulevardin dëshmorët e kombit, e cila zgjati për 5 orë.

Disa mijëra qytetarë u mblodhën përpara kryeministrisë, për të  protestuar kundër qeverisë.

Në mesditë protestës i’u bashkuan edhe liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të shoqëruar edhe nga aleatët. Sikundër kishin paralajmëruar,  ata nuk mbajtën fjalime politike, pasi sipas tyre kjo ishte një protestë e qytetarëve.

Por në këtë tubim nuk munguan edhe incidentet. 

Fillimisht  një grup protestuesish i vunë flakën një pankarte që mbanin në duar, ku kërkohej largimi i Edi Ramës.

Kaq ka mjaftuar që disa prej tyre, kryesisht të rinj pasi çanë kordonin e policisë dhe hipën mbi skelën mbrojtëse. 

Te tjeret me mjete te forta thyen xhamin e derës kryesore ndersa hodhën tyemuese dhe bomba molotov.

Policia e gjendur brenda në katin e parë të Kryeministrisë është kundërpërgjigjur duke lëshuar ujë drejt protestuesve të dhunshëm.

Për të shpërndarë protestuesit dhunues forcat e Gardës së Republikës të vendosura mbi godinën e kryeministrisë kanë hedhur gaz lotsjellës.

Pas gazit lotsjellës protestuesit nuk kanë mundur të rezistojnë dhe janë larguar.

Turma eshte rikthyer disa here ne shkallet e kryeministrise duke tentuar hyrjne ne ambjentet e brendshme. 

Nderkohe eshte demtuar edhe instalacioni i kerpudhes, veper e nje artisti te huaj.

Për gjatë gjithë kohës kreu i PD Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI , Monika Kryemadhi  kanë qëndruar në krah të protestuesve por pa i ndaluar ata në aktet e dhunës.

Madje ata hodhën edhe akuza ndaj policë për provokime.

Në përfundim, teksa edhe protestuesit u rralluan në numër, lideri demokrat Lulzim Basha  njoftoi mbylljen e protestës, por i paralajmëroi se tubimi i radhës do të jetë ditën e entje para parlementit.(Vizion Plus)

2 komente në “VIDEO: Kronologjia e një proteste që nisi me lule dhe u mbyll me dhunë”

  1. Mashkullori says:

    Kur protesta ishte e qytetareve,perse I doli “zot” dhe e “mbylli” Lulzim Basha,kryetari I PD-se?
    A nuk duhet te iknin kur te donin “qytetaret” protestues dhe jo ti “komandonte” Luli?
    Si ju binden keta “qytetare” Lulit…
    Ore qe eshte mulli me ere e mora vesh thosh nje budalla,por nuk e kuptoj ujet nga I vjen…
    Keshtu eshte dhe kjo [protesta e “qytetareve”,por qe nuk kuptohet prej nga e merr “komanden” …

  2. Azem Hajdari says:

    LULE ME DORE TE MAJTE E THIKE MBASSHPINE
    MOLOTOVE E SHUFRA HEKURI NE TE DJATHTEN!

    24 Karate Made In Sali Vicidoli !
    A nuk veproi njesoj edhe me mua kur me nxori ne prite !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje