Bandat e Tiranës, ose: si të shpëtohet Shqipëria?

17 Shkurt 2019, 09:00Politika TEMA

Këta e quajnë veten «demokratë» e «socialistë», por para së gjithash janë bartës të mentalitetit të cubnisë. A ka fuqi Shqipëria të krijojë një alternativë krejt të re politike? Një parti të re, aman! Një parti për të shpëtuar Shqipërinë. Për aq kohë sa nuk ekziston kjo forcë politike, Shqipëria mbetet pezull si vend – mes ëndrrës europiane dhe barbarisë ballkanike.

Nga Enver Robelli

Vijnë me vjedhje votash në pushtet, vjedhin nga arka e pushtetit, pastaj vjen opozita i përzë nga pushteti. Kur vjen opozita në pushtet (edhe ajo shpesh me vota të vjedhura), fillon vjedhjen e madhe nga arka e shtetit, pastaj – pas katër apo tetë vitesh në pushtet – zullumi trashet dhe opozita (e re/e vjetër, pra ajo që ka qenë në qeveri dikur) mobilizon militantët për t’i vënë zjarrin çdo gjëje që ju duket shtetërore apo qeveritare. Një rreth vicioz!

Ç’janë këto banda që sundojnë Shqipërinë e mjerë qe një çerekshekull? E vetmja strukturë stabile duket të jetë kasta e oligarkëve dhe trafikantëve të llojllojshëm, të cilët ushqejnë hienat parapolitike, sepse sapo të vijnë hienat në pushtet fillojnë t’i ushqejnë oligarkët. Të cilët nuk e kanë fare problem t’i ndërrojnë padronët politikë.

Këto nuk janë parti, këto vetëm bartin etiketa si «demokratë» e «socialistë», janë grupe parapolitike me një mision të vetëm: të vjedhin vendin. A ka fuqi Shqipëria të krijojë një alternativë krejt të re politike? Një parti të re, aman! Një parti për të shpëtuar Shqipërinë. Për aq kohë sa nuk ekziston kjo forcë politike, Shqipëria mbetet pezull si vend – mes ëndrrës europiane dhe barbarisë ballkanike.

Sa më shumë që ëndrra europiane bëhet e padukshme në horizont, aq më banalë e të neveritshëm bëhen politikanët – me bojëra e me çizme, me sharjet më vulgare, me kërcënime e kërcime mbi tavolina, me hapje zjarri në parlament, në tempullin e debatit, aty ku shqiptarët i dërgojnë, demek, më të mirët e racës së tyre. Jo, ky është një iluzion. Se aty, në atë parlament, si në atë të Kosovës, me disa përjashtime lavdëruese, gëlon llumi i shoqërisë shqiptare, ky llum nuk përfaqëson qytetarët e ndershëm, por bandat që i financojnë.

Ikin shqiptarët nga vendi i tyre, sepse janë lodhur nga 21 janarët, nga Gërdecët, nga debatet idiotike mbi thuthuqët në parlament dhe jashtë tij, janë lodhur nga politika me çitjane e pa rezultate. Ikin shqiptarët, sepse një ministër i tyre i brendshëm me vite të tëra sillet si ministër për koordinimin, sigurimin dhe garantimin e trafiqeve të drogës nga Shqipëria matanë detit, drejt Europës Perëndimore, dhe duan të ikin gati 50 për qind nga Shqipëria (e po aq nga Kosova dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë Veriore) për shkak se nuk shohin të ardhme në vendin e tyre, dhe politikanët zgërdhihen, çajnë trapin, siç thuhet në pijetoret e Tiranës, Shkodrës, Gjirokastrës.

Dhe kështu, ditë pas dite, zbehen shpresat se shqiptarët janë të aftë të mbajnë shtete funksionale. Për shtete të tilla kanë nevojë si për ujin e bukën shqiptarët, sepse oligarki parapolitike dhe të korruptuara e vendplaçkitëse ka sa të duash edhe në Afrikë. Qëmoti në Shqipëri (e edhe në Kosovë) politika nuk është sinonim për shërbim ndaj shoqërisë, por për plaçkitje. Andaj ata që janë në pushtet duan ta ruajnë atë me çdo mjet dhe ata që janë në opozitë duan ta marrin pushtetin me gati çdo mjet – si dje në Tiranë me shufra hekuri.

Po erdhën këta nesër a pasnesër në pushtet, shufrat i lënë aty, sepse vijnë të tjerët, opozitarët, i marrin dhe fillojnë të thyejnë xhama e të bërtasin si të çmendur: pushtet, pushtet, pushtet. Kush e ndalë këtë batërdi? Këtë batërdi që është shndërruar në metaforë, koncept dhe gjendje të Shqipërisë. Dhe kjo gjendje, siç e kemi parë, shpesh ka shkaktuar edhe viktima.

19 komente në “Bandat e Tiranës, ose: si të shpëtohet Shqipëria?”

  1. ¿ says:

    Mendojn të opozitës se 21 janari 2011 bëri t’ju iki zarri nga dora.

    1. Politika e ka fajin says:

      Derri do plumb!
      Shpresa e fundit eshte reforma ne drejtesi qe te rrase brenda nja 2 a 3 mije horra te tille politik dhe gjyqesor qe e kane kafshuar kete vend e kete popull deri ne kocke e nuk e leshojne.
      Nese as kjo sndodh ne keto 2 a 3 vite qe vijne, ateher flaka e madha ti bjere e ta zhduke Shqiperine nga harta se e keqa me e madhe tani ka ndodhur. Jane ata politikanet e keqa me e madhe.

  2. lagja.brrakes says:

    Shqipnija shpeto me revolucion te dhunshem kunder diktatures se korrupsionit e cila osht 1.
    Evropa na ma per tfitu vet me korrupsion i jep i cope qeveritarve dhe tjerat i mer po vete.
    Po duhet kriju partia iher te mlidhen shum fonde te krijohet reparti dhunes e te pembyse gjith ket establishment hajdut qe sillet e perdiridhet e po ne vend rrin.

  3. Niku says:

    Vetem ndryshimi i ligjit elektoral e zgjidh kete pune,qe populli te votoje direkt deputetet qe vlereson.Ne kete vend kjo e drejte u eshte hequr pasi ligjin e kane bere apostafat qe me rrotacione te jene te njejtat fytyra qe drejtojne e vjedhin vazhdimisht.
    Me nje fjale demokracia eshte vrare qe kur hyri ne fuqi ky ligj.

  4. Ylli says:

    Penë realiste Enver Robelli !! Shkrimet me te mira rreth situates ne Shqiperi ,gjithemone i bejne gazetaret e Kosoves .Keta te ketushmit ????
    Keta te ketushmit ,mezi presin te vi pala qe mbrojne ne pushtet ,qe te pasurohen bashle me politikanet qe i mbrojne.
    Shikoni reagimet e djeshme .Njera pale gezohet se Lulit dhe Monikes nuk ja mbajti….na na na ,nuk.ha u mbajti !?!?!
    Pala tjeter hidherohet pse su dogj zyra e Rames….protesta deshtoi se nuk dogjen mjaftueshem !?!?!
    Shto ketu dhe militantet e Partive dhe te qifsha popullin dhe eliten legene te ketij populli bashke !!!!

  5. TA says:

    qenke tamam robell,duhen nderuar shqiptaret se edhe parti tjeter te vije keshtu do udheheqi, pastaj ikin shqiptaret po duan pune pse kane vajtur shumica ne tirane se eshte qytet i madh dhe eshte me lehte te gjejne.

  6. Pro reformes says:

    Pyetje me vend. Ka disa shprehje popullore p.sh “Nje popull meriton qeverin qe ka” nje tjeter qe s’eshte e jona qe thote se nese do te sundosh nje popull prishi arsimin. Te dyja ngjisin si me zamke. Po filloj me popullin. Ky popull do lek e nuk do pune. Shikoni gjermanin , totalisht e shkaterruan nga lufta. Ku eshte sot? Besoj se s’ka nevoj per pergjigje. Aty asgje nuk ra nga qielli, u be me pune, me shume sakrifica. 60% e popullsise tek ne ka jetuar ne zonat rurale. Ku jane sot? Vetem pleq e plaka kane metur. Pjesa tjeter kane mbushur qytet dhe enden te papune e te pashprese ndersa toka e lene djerre pret te punohet. Ne vend qe te konsumohen prodhimet e vendit, hame paturpesisht prodhimet e italise, spanjes, maqedonise etj. Ndjese pakices qe punon e rrobtohet por qe ne vite po ja shikojne hajrin punes. Pjesa urbane e ndare ne te majte e te djathte i mbajne syte nga partit e nga shteti por harrojne se atje ku duam te shkojme eshte privati ai qe luan violinen e pare dhe shteti ka nje rrol rregullator. Sistemi arsimor i shkaterruar nder vite nuk ka asnje lidhje me tregun e punes e perpasoje fuqi puntore e mbingarkuar me diplloma por e paafte per tregun e punes. E pa afte per te hapur bisnese bashkohore qe gjenerojne vende pune e mireqenie.
    Popujt i nxjerrin ne drite elitat, intelektualet. Por kemi ne te tille? Une them qe jo. Ne kemi njerez me shkolle te larte por jo intelektual te cilet jane kthyer ne mercenar te paguar nga partite dhe trullosin opinionin me lloj loj brockullash, shikoni televizionet e lexoni gazetat.
    Si do te dalin ketej? Gjrmania i ka kadastrat qe prej 400 vjetesh dhe ne nuk i kemi ende sot. Shpresoj qe ne te na duhen me pak se 400 vjet.

  7. syri says:

    Parti e re? Ja ku keni Tosin,Andin,Arlind Qorrin beni nje parti te re me mercenare te vjeter! Te gjithe jane korruptuar nga Saliu te gjithe! Shqiptqret e ndershem duhet ta kuptojne qe Saliu eshte armiku me i madh ityre! Meta dhe klani i tyre mafioz!

  8. Komentuesi says:

    Jo zoti Robelli! Mos i barazo te gjithe.Eshte ndryshe ps-te nga pd-ke dhe lsi.Ps-te ka bere protesta dhe i ka bere paqesore,aq sa edhe nje fije bari,apo nje gjethe apo nje lule nuk eshte prekur nga protestuesit socialit.Kjo eshte metoda dhe edhukata e njerzeve socialist.Po te shikosh protestat e pd-ke dhe Lsi,nuk krahasohen kurre me ato te ps-te.Opozita e soteme kurre nuk ka bere ndonje proteste paqesore,por vetem agresive,shkaterruese,destabilizuese.Ajo paguan disa njerez te hurit e te litari qe i ushqen si femijet ne SHQUP,dhe i perdor neper protesta te dhunesheme.Keto ps-te nuk i ka,dhe prandaj ajo ka besimin me te madh ne popull.

  9. H says:

    Korrupsioni hajdutlliku, bantitizmi struket në shpirtin e shqiptarit. Dhe per shpirtin e keq nuk ka proteza.

  10. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    Robdell ,shqiperia mbahet peng prej birazereve te tu sunite e shiite dhe kete ti e di mire………….sa per endrren evropiane perfaqsuar nga ata pak kristiane shqiptare do te mbetet vec nje enderr !

  11. buzhala says:

    O Robell druvari. Shih hallet e Kosoves ti se te Shqiperise i shohim vete ne.

  12. Niko says:

    Kush eshte ky mo Robelli apo Torovelli ?

  13. Aixa says:

    Ti qofsh Robell, qe s’ben dot dallim midis njerit grup e tjetrit. Njeri te vret pa hyp as ke trotuari i KM, tjetri te ben te kollitesh e te fshish syte pasi i thyen edhe deren, e plagos policet me shufra hekuri kokes….
    Baca Sali, vetem bace nuk eshte o Robell, edhe pse asht lind n’bjeshke!
    Lum un qe nuk jam aq shum (dumbabist =) robell sa ti dhe shoh ndryshe nga ti.

  14. Jeta19 says:

    Ti qofsh Robell, qe s’ben dot dallim midis njerit grup e tjetrit. Njeri te vret pa hyp as ke trotuari i KM, tjetri te ben te kollitesh e te fshish syte pasi i thyen edhe deren, e plagos policet me shufra hekuri kokes….
    Baca Sali, vetem bace nuk eshte o Robell, edhe pse asht lind n’bjeshke!
    Lum un qe nuk jam aq shum (dumbabist =) robell sa ti dhe shoh ndryshe nga ti.

  15. Tigri says:

    Z.Enver tashti po e kupton dhe po shpreh paknaqesi ndaj dy partive mà te medha plus L.S.I ne dhe te tjerat te vogla qe as emrin nuķ jua dime . A din gja me me diftu kush i krijoj te gjitha keto parti dhe pse u krijuan . Une e di qe edhe ti e din dhe me jep pergjigje te sakte por puna ta don qe nuk mund te jepsh pergjigje te sakte . U krijuan shume parti per ta perça sa ma shume kete popull dhe per ta sundu ma lehte . Keto perti i krijoj sistemi kapitalist dhe te gjitha quhen gjoja demokratike por pa frike mund te thuash qe jane fashiste . Ju po luteni e deshironi qe te krijohet nje parti e re . Mire deri ketu , po kjo parti e re ku do ti marre njerezit ne hane jasht toksor do jene anetaret e kesaj partie ? A krijoj Topi, Blushi e ku jane dhe ai bojaxhiu qe tash po na merret me ca stuďime qe a jemi a nuk jemi shqiptare . Pastaj ne vete e deshem kete ndryshim atehere mos u anko . Pse a nuk mund ta thuash qe te nxirren tera partite jasht ligjit te krijohet nje asamble kombetare dhe te bahet nje referendum ku te shtrohet popullit nje pyetje : Çfare sistemi shoqror doni (dhe po ta sqaroj se ju gazetaret nuk mund ta thoni ) A doni socjalizem a kapitalizem . Ja kjo eshte zgjidhja .

  16. Pedagogu says:

    O lagje e brakes, ka shkolle shqipe te lagja jote?

  17. Fatosi says:

    Ne te gjithe Boten veprohet ne te njejten menyre Vjen njera pale me premtime apo vjedhje vote dhe rine 4vjet apo 8 vjet, vjedhe nga arka e shtetit duke filluar nga Ministrat e me radhe , dhe pastaj vjen radha e opozites per te ardhur ne pushtet dhe per te vjedhur nga arka e shtetit
    Kjo gje ndodhe nga qe jemi qenje njerzore te pangopura ( kjo ndodhe e dhe tek kafshet per ushqimin e tyre,por jo per te tjerat) kurse tek ne nuk ndodhe jo vetem per ushqimin,por edhe per pushtet ,hegjemoni,lakmi,pasuri e te tjera duke e ditur se ne nuk jetojme shume ne toke ,maximum 70 vjet per cdo njeri ( si mesatare)
    Prandaj ti Robell si gazetare qe je apo analiste e ku ta di une se cmund ta quash Veten ,beje ndonje shkrim apo analiz per systemin qe po kalon Shqiperia ,dhe se si duhet te civilizohemi me shume per tu afruar me Europen ose Ameriken , dhe jo per te na treguar se kush po vjedh ( e cila do te ndodhi gjithmon)

  18. Doni rrumpallen vdekjeprurese apo shtet says:

    Ata qe thone te gjith jan njesoj, historikisht bien ne prehrin e sali berishes. Prej 20 vitesh ulerijn hijenat, halabake, kafepires mejhanesh, pijanec se te gjith jan njesoj. Ketyre qorrave ose llumit Analitik u them shkoni beni fresk pjellave te berishes te cilve u keni ber fresk kur ata per per 30 vite shkaterron ket vend. Edi Rama esht skenderbeu i dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje