Bashkia e Tiranës ka përfunduar dy investime të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të Njësisë Nr. 5 në kryeqytet. Ekipet e punës së Ujësjellës Kanalizimeve realizuan investimin më të ri në rrugën “Sulejman Delvina” duke sjellë jo vetëm rritje të sasisë së furnizimit me ujë, por edhe të cilësisë së ujit për të gjithë qytetarët.
Një tjetër investim i rëndësishëm është dhe ai në rrjetin e ujësjellësit në rrugën e “Kosovarëve”, ku është ndërhyrë menjëherë për eliminimin e humbjes që shkaktonte rrjeti i amortizuar nga vitet.
Ujësjellësi i Tiranës fton gjithë qytetarët që të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast defekti në rrjet, ndërhyrje të paligjshme apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm.
URRA!..ME NE FUND ERDHI UJI TE SHPIJA N’al banistanin e Lali Erit e Rahmutit….
Njesia nr.5 eshte quajtur “Stalingradi” i PS-se se kujtojne qe nga votat e saj e kane pushtetin!
Keshtu bente edhe Berisha qe asfaltoi rruget e fshatrave te Beratrit e Lushnjes qe votonin per PD-ne dhe la me gropa rrugen nacionale qe lidh Lushnjen me Beratin nga inati se keto 2 rrethe votonin me shumice PS-ne!
Akoma mendoni per pushtetin tuaj personal o te mallkuar e jo per popullin!~
Keni 6 vjet qe ne Yzberisht (Astir) nuk keni hedhur asnje qindarke duke na lene njelloj sic linte klika e Tito-Rankovicit Kosoven:
-PA ASNJE INVESTIM!