Historia e pabesueshme, vdiq 3 herë, por erdhi në jetë 2 orë më vonë. Drejtori i spitalit: Nuk e shpjegojmë dot

18 Shkurt 2019, 21:10Lifestyle TEMA

Një foshnje, i cili u shpall i vdekur 3 herë, u gjet duke marrë frymë nga prindërit brenda në arkivol, duke bërë që për ngjarjen të nisin hetimet.

I porsalinduri u dyshua se humbi jetën gjatë lindjes, në javën e 27 të shtatzënisë, më 8 shkurt.

Por prindërit e tij u tronditën, kur zbuluan se po merrte frymë, disa orë më vonë.

Kreu i spitalit tha se ishte një “mrekulli”, pasi sipas tij, tre kontrolle të bëra ndaj fëmijës, konfirmuan se ai ishte vdekur.

E gjithë ngjarja e pazakontë, sipas asaj që shkuan e përditshmja “Mirror”, ndodhi në Santa Cruz, në lindje të Bolivisë.

Autoritetet atje mësohet se kanë nisur një hetim për ngjarjen, pas dyshimeve të neglizhencës mjekësore ndaj të porsalindurit.

Megjithatë drejtori i spitalit insiston se kemi të bëjmë me një “mrekulli”.

“Bebja lindi pa shenja jete, kështu që ishte një vdekje e fetusit. Doktorët kontrolluan sërish dhe situata ishte e njëjtë. 

Një orë më vonë, ata e kontrolluan edhe një herë tjetër dhe diagnoza ishte po e njëjta. 

2 orë më vonë, bebja u kontrollua sërish dhe u konfirmua sërish i vdekur. 

E vetmja gjë që mund t’ju them të gjithëve është se ishte një mrekulli”, tha kreu i spitalit Federico Urquizo.

Sipas mediave lokale, një komitet i spitalit konkludoi se bebja kishte vdekur, por u rikthye në jetë 2 orë më vonë.

I vogli, i quajtur Dhilan Daren ndodhet aktualisht në spital, në kujdes intensiv.

Babai i tij, Richard Jurado u tregoi gazetarëve certifikatën e firmosur të vdekjes dhe tashmë ka bërë kërkesë për certifikatë lindjeje.

Ai u takua me prokurorin e çështjes, Lorgio Viveros, i cili do të marrë në pyetje stafin mjekësor gjatë ditëve në vijim. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

4 komente në “Historia e pabesueshme, vdiq 3 herë, por erdhi në jetë 2 orë më vonë. Drejtori i spitalit: Nuk e shpjegojmë dot”

  1. agron tafa says:

    shum thjeshte Zoti ben ate qe don, diku ne muajin e trete trupit i vjen shpirti i percaktohet cdo gje per jeten e tij dhe njera nga ato eshte kur do ti vij vdekja zaten kur s´je besimtar do te thuash mrekulli mohon percaktimin e te Madhit Zot kaq ishte.

  2. salianji pederast says:

    “Agron Tafa”, fjalim i pa degjuar ndonje here shkencerisht i pa pare ne dy hemisferet dynjaja e siperme dhe dynjaja e poshteme,litosfere dhe Stratosfere.Planet i pa njohur??.

  3. dyshuesi says:

    Nga ato zona andej ka besimtar te thekur. Ndodhin shpesh mrekulli te tilla. Si rregill dodhin ne vende e fshatra te humbura. Edhe vet Jezusi ne nje vend te humbur ne nje grazhd bsgtish lindi apo jo?

  4. MH says:

    I vetm i pari dhe i vecanti ne gjithe boten qe certifikaten e lindjes e merr mbas certifikates se vdekjes.
    Ky femije jetofte mbi 100 vite te gezushme ne jetesen e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje