Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për medin pas takimit që pati në selinë blu me ish presidentin Bujar Nishani.
Kryedemokrati Basha deklaroi se nuk ka më kthim pas nga djegia e mandatave, dhe se sipas tij nuk do ketë parlament fasadë.
“Nuk ka më kthim pas, nuk do ketë parlament fasadë.
Në BE nuk shkohet me parlament të lidhur me krimin.
Hapi parë është largimi i Ramën dhe dalja e tij para drejtësisë”– tha Basha. (TemA)
Kemi të bëjmë me goditje private që i bënë kreu opozitës Kryeministrit Rama me synim të një kariere fitimprurëse për interesa partiake.
Edi Rama rron 100 me keto lloji deklaratash. Ate e vlerson apo e gjykon per ta kalur para organeve te drejtesise, vetem elektorati, pra zgjedhjet e miratuara nga komisioni qendror dhe faktori nderkombetar. Z.Basha duhet te permbahet dhe te jete me i logjikshem per nivelin dhe kulturen perendimore qe vetereklamon.
Basha e prish rradhën e hetimit duke u fshehur mbrapa gaxhoit. çdo gjë ka një rradhë dhe, në këtë rast, fillon me Saliun vazhdon me Bashën pastaj me Metën e pastaj me… Ka aq shumë pas këtyre sa nuk e di ai vjen apo nuk i vjen rradha Ramës.