Dokumenti 1946/ Internimet e para në Shqipëri, dy kampet ku gra e fëmijë vuanin në uri dhe epidemi

19 Shkurt 2019, 12:52Dossier TEMA
Dokumenti 1946/ Internimet e para në Shqipëri, dy kampet ku gra e

Dokumentet 1945-1946, ku jepen detaje të hollësishme për statistikat e internimeve dhe për kushtet e tmerrshme, ku mbaheshin mbi 2175 të internuar, mes tyre gra e fëmijë, mes  urisë e mungesës së ilaçeve…

Si nisën internimet e para të familjeve të të gjithë kundërshtarëve të komunizmit në vitin 1945 – 1946 në Shqipëri? Deri atëherë, askush nuk i njihte metodat sovjetike të deportimeve si shenja hakmarrjeje, po më shumë si presion e masa shtrënguese ndaj kundërshtarëve politik.

Të parët që ranë pre e hakmarrjes ishin familjet dhe të afërmit e të arratisurve politik, por edhe të atyre që kishin guxuar të braktisin rradhët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Largimi i tyre nga ushtria quhej dezertim, edhe pse lufta kishte përfunduar me kohë. Dhe dezertimi po ashtu, kishte pasoja të rënda për të gjithë familjen e dezertuesit.

Në një dokument të arkivave të Ministrisë së Brendshme, të marsit 1946, jepen detaje të hollësishme për internimet e para dhe statistika të të internuarve, në të gjithë Shqipërinë.  Po ashtu, jepen hollësi për kushtet e tmerrshme të jetesës së të internuarve, epidemitë e sëmundjeve, si edhe faktit që internimet po praktikoheshin si masë presioni për t’i detyruar të arratisurit të dorëzoheshin, apo ushtarët që të mos dezertonin.

Më poshtë Kujto.al, e sjell të plotë dokumentin, ku flitet për internimet e para në Shqipëri  dhe dy kampet e internimit në Berat dhe Krujë.

Internimet

Masa e internimit është shtruar që në muajin maj 1945. Kjo masë përmblidhte familjet e dezertorëve nga ushtria dhe të të arratisurve politik e ordiner.

Për ushtarakët që dezertonin, merrej menjëherë masa, i internohej e gjithë familja dhe i konfiskohej pasuria. Për të arratisurit politik e ordiner, deri në atë kohë, nuk ishte marrë ndonjë masë për familjet e tyre. Në atë kohë, u shtrua marrja e masave për ta. Për të arratisurit politik, në fillim u shtrua marrja e masave për elementët përgjegjës e komandantët e grupeve të armatosura. Kjo u bë me qëllim presioni ndër të tjerët dhe pati si përfundim dorëzimin e një numri të arratisurish. Para marrjes së masës, ju jepej një afat dorëzimi prej dhjetë ditësh.

Masa internimi janë marrë edhe për familjet e atyre që arratiseshin në Greqi.

Më vonë, pas 5-6 muajve, për dezertorët, të arratisurit brenda e në Greqi është caktuar që t’i internohet vetëm kryefamiljari; gjithashtu është prapsuar urdhri i konfiskimit të pasurisë. Si afat dorëzimi për dezertorët dhe të arratisurit brenda, jepet 20 ditë, kurse për ata jashtë shtetit (Greqi), një muaj. Masa e internimit vazhdon.

Në marrjen e masave të internimit janë bërë dhe gabime. Është marrë i ungji, kushëriri dhe e gjithë familja. Kjo ndodhte më tepër nga veriu, ku në një shtëpi rrinë dy-tre familje bashkë. Kur u konstatua një gjë e tillë, atëherë u bë një shqyrtim i listave të të internuarve dhe u liruan ata që ishin marrë gabim. Nga ana tjetër, iu shkrua seksioneve që të mos bënin gabime të tilla, duke ju përcaktuar se cilët duhej të internonin. Një gjë e tillë ndodhte kur internohej e gjithë familja.

Si vend internimi, u caktua Berati për Shqipërinë e Mesme e të Veriut dhe Kruja, për ata të Jugut.

Gjendja e të internuarve ka qenë e është e vështirë. Buka nuk ju jepej në rregull, vend-banimi jo, as zjarr, as mbulesa.

Nga kushte të tilla jetese, nga papastërtia si dhe nga mungesa e barnave ka pasur ndër ta, epidemi të ndryshme dhe kanë vdekur. U kërkua nga Ministria e Shëndetësisë që të ngriheshin dy ambulanca. U ngritën, por mungonin barnat.

Edhe gjatë rrugës nuk janë trajtuar mirë. Janë lënë 2-3 ditë në një prefekturë, pa bukë, përjashta, gjë që ka bërë përshtypje dhe në popull. Kjo ka ndodhur në Gjirakastër, në Elbasan e gjetkë.

Në Krujë e Berat  është ngritur nga një zyrë e mbrojtjes që interesohet për regjistrimin e kontrollin e tyre.

Gjatë kësaj kohe, janë internuar e liruar vazhdimisht. Janë liruar kur janë dorëzuar, kapur ose vrarë të arratisurit e tyre. Gjithashtu, në rastin e faljes më 28 nëntor, u liruan 552 veta.

Më poshtë, po paraqisim një statistikë të të internuarve të çdo prefekture: sa janë internuar gjithsej, sa janë liruar, dhe sa mbetën:

 

Të internuar në Kampin e Beratit

Prefektura Shkodër

Të internuar deri në mars 1946, 270 persona

Liruar deri në mars 1946,  139 persona

Mbetur sot në kamp, 140 persona

 

Prefektura Kukës

Të internuar deri në mars 1946, 331 persona

Liruar deri në mars 1946,  231 persona

Mbetur sot në kamp, 100 persona

 

Prefektura Peshkopi

Të internuar deri në mars 1946, 178 persona

Liruar deri në mars 1946,  70 persona

Mbetur sot në kamp, 108 persona

 

Prefektura Elbasan

Të internuar deri në mars 1946, 173 persona

Liruar deri në mars 1946,  64 persona

Mbetur sot në kamp, 109 persona

 

Prefektura Durrës

Të internuar deri në mars 1946, 234 persona

Liruar deri në mars 1946,  108 persona

Mbetur sot në kamp, 126 persona

 

Prefektura Tiranë

Të internuar deri në mars 1946, 89 persona

Liruar deri në mars 1946,  56 persona

Mbetur sot në kamp, 33 persona

 

Gjithsej:

Të internuar : 1275

Të liruar deri në mars ’46:  658

Mbetur në kamp: 616

 

Të internuar në Kampin e Krujës

Prefektura Korçë

Të internuar deri në mars 1946, 344 persona

Liruar deri në mars 1946,  207 persona

Mbetur sot në kamp, 137 persona

 

Prefektura Gjirokastër

Të internuar deri në mars 1946, 299 persona

Liruar deri në mars 1946,  179 persona

Mbetur sot në kamp, 120 persona

 

Prefektura Vlorë

Të internuar deri në mars 1946, 128 persona

Liruar deri në mars 1946,  65 persona

Mbetur sot në kamp, 63 persona

 

Prefektura Berat

Të internuar deri në mars 1946, 129 persona

Liruar deri në mars 1946,  80 persona

Mbetur sot në kamp, 49 persona

 

Gjithsej:

Të internuar: 900

Të liruar: 531

Mbetur në kamp: 369

Gjithsej janë internuar 2175. Janë liruar 1190 veta dhe mbeten të internuar në të dy kampet 985 veta. Ndërmjet tyre ka një numër të madh grash e fëmijësh.(kujto)

8 komente në “Dokumenti 1946/ Internimet e para në Shqipëri, dy kampet ku gra e fëmijë vuanin në uri dhe epidemi”

  1. ec aty says:

    NE PUSHTET ERDHI POPULLI ne 1945-n dhe te gjithe funderrinat perfunduan ne brimen e miut! Do ishte mire qe edhe sot, te gjithe shkerdhatat te internoheshin me Mars dhe te binte rehat ky vend ?

  2. Flutura says:

    Gjithe populli ishte i interrnuar, vetem se ata qe dergoheshin me polic sherbenin si shembull

  3. per nje viç i zu nata jasht says:

    O GAZEKAR ; kta nuk ishin kundershtar te komunizmit siç i pelqen te etiketohen kto 25 vjet , kta ishin familjet e tradhtarve qe ne bashkepunim me pushtusin antifashist ben masakra ne popull dhe luftuan me arm kunder vendi te tyre , mos i mshoni teoris se larjes mutit me shurr , duke i etiketuar kundershtar te komunizmit , se kta pa u krijuar partia komuniste ishin te lidhur me ITALIN FASHISTE po ne at koh kunder kujt ishin , pse o faqezi gazetar justifikon tradhtin ndaj atdheut me pa te drejt , kta luftuan dhe iken me ushtin gjermane nga vendi per tu rikthyer si difersant per te rrexuar pushtetin popullor qe votohej nga 99? 99 perqind e SHqiptarve dhe mbeshtetej prej tyre , kto familje ishin grat dhe te pjellet e banditve qe luftonin me arm kunder pushtetit popullor , ne llogari te sherbimit serb dhe grek dhe sherbimeve te tjera qe organizoheshin nga angelezet e amerikanet , nese i internuan ashtu ishin ligjet e pushtetit popullor te asaj kohe , persa i perket vuajtieve pa buk dhe xhveshur, ashtu ishin ne ate gjendie dhe familjet e atyre qe dhan gjakun per lirin e kti vendi qe nje pjes u vran nga dora tradhtarve e familjarve te ktyre antishqiptarve qe ti naj servir per heronj o dallkakuk gazetar , se ishte koha krizes kur vendi ishte pa buk jo vetem ne , por e ter europa kte kriz buke dhe kte vuajtie vuanin ne at koh , por ca dobiça si ju qe pagueni per te mashtruar dhe shtremberuar te verteten , nuk bejn gje tjeter vetem denigrojn dhe i japin vler antivleres qe bota i ka mbuluar me vulen e turpit , se si kta mostra antishqiptar dhe tradhtar kishte ne te gjith shtetet e europes ku u vran si qent e rrugve per tradhtin ndaj vendeve te tyre , bile BELGJIKA plerave dhe llumit si kta qe ti o pis gazetar naj servir per heronj i hoqi fare nenshtetsin belge i la pa atdhe , edhe sot e ksaj dite nuk ka byth njeri ne te gjith shtetet e perendimit qe te bejn te njejten gje si ju kurvat e gazetaris SHQIPTARE , nuk ka gazetar ne europ qe te rehabilitojn bashkepuntoret e nazifashizmit , nuk guxon kush qe te kerkoj rehabilitimin e tyre dhe te shkeli me kemb heronjt qe luftuan per çlirimin e atdheut pra ushtrin partizane te asaj kohe , qe ishin aleat ne aleanc internacionale me te gjith popujt qe luftonin per liri , kta qe ti i qan hallin nuk kan pasur as gje me pak se njerzit e lir si nga veshmbathja dhe ushqimi , se te gjith SHQIPTARET jetonin me 400 gram buk ne kushte mizerje ne ato kora fill mbas lufte , si gjith popujt e europes , kta te internuar qe baballaret dhe burrat e tyre i kishin ne sherbim te pushtusit dhe agjenturave te huaja vetem ishin ne mbikqyrje as gje me shum , se i kthenin shtepit e tyre ne çerdhe difersantesh , thjesh sot luajn gjynaqarin se jan llum mashtrusa dhe duan noj lek qyl , duan te heqin vulen e turpit qe i esht ngjitur perjetsisht ne lekur.

  4. taso kume says:

    E keqe, a e mire e kane bere te gjithe jo vetem ne. HISTORIN E BEJNE FITIMTARET,po te kishte fituar balli e njejta gje do behej dhe me partizanet e familjet e tyre,Ne SHQIPTARET jemi pak te hidhur per hak marje ca u influencuam nga TITUA E STALINI keshtu do shkonte filli i historise,eshte mire qe mos te prseriten vuajtje te tilla per te gjithe SHqiptaret.

    1. kuc says:

      C’thua mor Taso, mor RROT CARI!!!

    2. VFLP says:

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:
      1. Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      b.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët.
      1. Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat,
      Bushatët, Çobat, Harapët.
      d.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”. (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër tyre. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  5. KOZi says:

    “..vici… Internimet familjare nuk jane aplikuar ne asnje vend nderluftues e jo me vend kalimtar si Shqiperia. Vendet nderluftuese ishin ne luften e dyte ( se ka edhe lufte te pare) ne nje ane Gjermania, Italia, Japonia me aleat Bullgarine, Hungarine, Kroacine ,Norvegjine e ndonje tjeter si Finlanda dhe ne krahun tjeter Anglo- Amerikanet, Ruset, Francezet, me aleat Greket, Serbet,( Jugosllavi) Polaket e ndonje tjeter. Shqiperia ishte vend asnjeanes,pas kapitullimit te Italise. Regjenca ka derguar Vehbi Frasherin ne Stamboll qe te deklaronte tek Konsullatat e vendeve te luftes qe Shqiperia eshte asnjeanse. Gjermania e pushtoi Shqiperine per aresye lufte. Administrimi behej nga Shqiptaret. Edhe po te hynte ushtrija Angleze me perpara gjermanve perseri Shqiptaret do benin administrimin e vendit. Franca merret si shembull qe pas lufte i denoi bashkepunetoret e pushtuesit, po Franca ishte vend nderluftues. Ndersa familjaret e ketyre bashkepunetorve kane vazhduar jeten normale,ne shkolle, ne zyre ose dyqan. Kane patur pasaporten qe i jepte te drejte levizje etj. Prandej pyetja eshte ,Cfare donin familjaret qe internoheshin ose burgoseshin. Ketu nuk hyjne vetem ato te viteve 45-50 por shumica numerike ishin ne ate periudhe ish komuniste te denuar nga komunistet. Kjo duhet te kujtohet ! Per turp te tyre pasi u mburren me luften denuan njeri tjetrin pambarim……dhe familjet e ketyre komunisteve u internuan. Kjo duhet qe mos harrohet………tung

  6. Eri says:

    Ato ishin familjet qe kishin bashkepunuar me pushtuesit e vrare e prere njerez qe kerkonin lirine dhe qe nuk ja kishin ndare kerbacin popullit nga kurrizi.Me ne fund populli hoqi zgjedhen dhe fitoi lirine.Me kriminelet c’fare do te bente???Ti linte te lire rrugeve?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje