Si arriti opozita në përfundimin, se populli të shtunën i kërkoi të djegë mandatet?

19 Shkurt 2019, 09:17Politika TEMA

Nga Artan Fuga

 

Pa Republikën e re, do endemi si minj në çark!

Katër gjëra megjithatë rrekem t’i kuptoj por nuk arrij ende t’a kap fillin:

E para, si është e mundur që krerët e partisë në pushtet merren me ushtruesit e dhunës para kryeministrisë ose me opozitarët në Kuvend, dhe nuk shohin mijra njerëzit që vijnë të shprehin pakënaqësinë e tyre nga ana e anës në kryeqytet! Po me këta si i bëhet hallit? Si studentët paskëshin halle të drejta kurse familjarët e tyre jo?

E dyta, si arritën krerët e opozitës ta lexojnë mesazhin e popullit protestues, oh sa legjitim, që ky mesazh ishte: “digjni mandatet!” Mund të jetë veprim i drejtë ose i gabuar, nuk më takon ta shpreh duke bërë parashikime në erë, por më mbetet misterioz fakti se me çfarë e lexuan mesazhin e elektoratit të tyre? Si e lexuan?

E treta, nëse një qeveri teknike do të jetë zgjidhja për zgjedhje të drejta, dhe mundet që ajo të jetë rruga, nuk i hy atij debati, si do të lihet një qeveri teknike me një kuvend ku të mos ketë deputetë nga të gjitha krahët. Do të ishte e frikshme një Shqipëri me qeveri teknike nëse pas nuk do të kishte një Kuvend mbështetës!

Qeveri teknike pa kuvend funksional???

Unë i druhem!!!

E katërta, po këshilltarët nëpër bashki a do t’i djegin mandatet, apo ata do të qendrojnë? Cfarë kuptimi ka që ata të qendrojnë nëse deputetët i lenë pendët Kuvendit!

Sa për mua unë i qendroj mendimit njësoj si para dy vitesh: Duhet REPUBLIKË E RE!

Pa lëvizur asnjë presje. Prej 15 vitesh argumentuar te libri im Shoqëria Periferike që shtëpia botuese PAPIRUS, po e riboton së shpejti!

Pa atë, pra pa një reformim rrënjësor të shtetit dhe vendosjen e një shteti të së drejtës, politika në gjendjen sikurse është nuk e nxjerr dot gomarin nga balta!

Përtej dështimit të një politike të caktuar, kemi edhe dështimin e të gjithë modelit të qeverisjes, të drejtësisë, të shkollës, të pronësimit, të të drejtave të njeriut, të shpërndarjes të pasurisë, të modelit ekonomik, etj., të të trija këtyre dekadave.

Nuk jemi budallenj të mos e shohim realitetin në sy!

Pa Republikë të re, do të vazhdojmë të rrotullohemi si minj të zënë në çark!

12 komente në “Si arriti opozita në përfundimin, se populli të shtunën i kërkoi të djegë mandatet?”

  1. une says:

    PD ist Fuga! Kjo qe thua eshte shume siperfaqesore! Kush mendon per popullin? Saliu? Mona? Ju lutem bejuni realist! Urrejtja per Ramen ,arsyet i dini ju,nuk dua te nderhyj, sic thoni ju, ju ka zene syte dhe bllokuar trurin! Eshte halli i SPAK dhe fatit te parave te vjedhura,te vrasjeve etj qe bene te mos gjene vrime ku te futen PD istet e tu! Republike e re me Saliun! Kur fillon e plaket njeriu Zoti i merr mendte ne fillim dhe pastaj ate vete!

  2. Kola says:

    Nje gabim te madh ka profesori ne kete koment qe i ben protestes. Ajo mase e madhe se pari perbehej nga i gjithe lumpeni i Shqiperise qe u thirr pikerisht per kete qellim. Njerez te tille s’kane as ideal e as vizion. Kane vetem mercenarizmin e castit dhe bejne perpara. E dyta dhe me e rendesishme: Skenareve te Sali serbit per dhune mbi shqiptaret e institucionet, u duhet dhene fund perfundimisht. Diten e dorezimit te mandateve te ketyre fashisteve qe e roberuan e masakruan vendin per 28 vjet, Shqiperia duhet ta shpalle dite perkujtimore.

  3. Ylli says:

    Si arriti opozita te shtunen qe populli u kerkoi te djeg mandatet ??? Ouuu ,cfare pyetje !!!
    Ashtu sic e arriti opozita te bindi popullin qe per 70 mije € e Ilir Metes ,ja vlen ti vihet zjarri vendit .
    E pak me vone Ilir Meten e bene President….me i miri i te gjitha koherave ,sipas Rames !!!!

  4. SOCIALISTI says:

    SALIU QE TANI PAS SHPALLJES I PADESHIRUSHEM PER AMERIKEN E HOQI MASKEN …MORI VET DREJTIMIN E PARTISE DEMOKRATIKE.
    IDJOTET DHE TE PAMENDET …SHPELLARET PO SHPRESOJNE SHUME TE PRIJESI QE I KA BERE KOQE KOQE DUKE I VRARE PAS SHOINE SI CUB PER RRETH 30 VJET.
    PO MIRE UA KA BERE AQ MEND KANE.
    PARTIA SOCIALISTE DHE EDI RAMA NUK JANE MBREKULLIA E SHQIPERISE ….POR QE JANE ME TE MIRET KETE E KA KUPTUAR EDHE BUFI.
    SALIU PO I HEDH TE GJITHA PARATE E VJEDHURA …BOLL TE SHPETOJ NGA BURGU.
    SPAKU JA KA PRISHUR GJUMIN .
    NUK KA ME QETESI. E AS MENDJE

  5. Loqizma Fuga says:

    Sa patetik qe je o i shkrete. 20 mije protestues udhehequr nga nje turme vandalesh veriu i quan popull protestues. Zhgarravine pseudoanaliste.

  6. Sander says:

    Shqiperia nuk behet kure me njerez qe mendjen e kane vetem per te djegur.

  7. Kot says:

    Bravo svihen ‘ kodra pas bregut(pike) E kam thene me kohe qe te libri im i 7 i shtepise botuese “Hosteni” qe e riboton javen tjeter (per arsye te kerkesave te larta) me cmimin konkurues paguaj 1 merr 1(pike)5 ose ne faqen time te FB paguaj 1 merr 1(pike)5 + autografin tim(pike)

  8. Kolona says:

    ZOTI PROFESOR FJALËT JANË TË MENÇURA KUR NUK VIJNE NGA EGOJA, MENDJEMADHËSIA POR NGA SHPIRTI GJË QË JUVE U MUNGON. JU KINI DOKRRA JO VEPRA. DUAJE PAK SHQIPËRINË JO EGON.

  9. nardi says:

    rast i mire per te bere reklame gratis.
    budallenj keta te teme-s

  10. Jeta N says:

    Shum e thjeshte Tano (bashke njihemi qe ne kohe te qepes), me ose pa popull ne rruge tek KM, me ose pa studente ne rruge, me ose pa hallexhinj te te gjitha llojeve, duhet nderprere me cdo kusht krijimi i SPAK dhe BKH dhe hapja e negociatave. Nuk ka mandat qe te duhet po qe se ato fillojne pune dhe me keq ka edhe Europa kontroll.

  11. LORA says:

    Per mua,ky “profesori” a.fuga eshte nje mitoman
    I pandreqshem.
    Keqardhje qe humba kohen time me kete lajm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje