Thirrja e SHBA për "rebelim" brenda PD-LSI: Çfarë do të bëjnë deputetët opozitarë?

19 Shkurt 2019, 22:15Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Është në stilin e amerikanëve të flasin shkurt dhe qartë sa u përket zhvillimeve politike në vendin tonë. Në mungesë të ambasadorit të ri, Uashingtoni ka përzgjedhur mesazhet e qarta përmes rrjeteve sociale dhe njëkohësisht duke marrë feedback nga qytetarët përmes komenteve.

Si investitorë të Reformës në Drejtësi, SHBA ka qenë gjatë viteve të fundit e interesuar për çdo hap që do të pengonte sundimin e ligjit dhe integrimin.

Pasditen e së martë, Uashingtoni zyrtar ka folur përmes ambasadës në Tiranë, ku mes rreshtave mund të kuptohen detaje interesante, por edhe paralajmërime të forta.

“Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë”.

Pra, kjo pjesë e deklaratës që u bën thirrje deputetëve opozitarë të refuzojnë vendimin për djegien e mandateve, është një nxitje edhe për ‘rebelim’ brenda grupeve parlamentare.

Nisur nga eksperienca kur PD dhe LSI nuk pranonin të votonin reformën në Drejtësi, amerikanët e kanë kuptuar se politikanët shqiptarë mund t’i bëjnë ‘zap’ qoftë edhe përmes një SMS-je në telefonat e tyre.

Por a do të ketë deputetë të opozitës që do të dëgjojnë Uashingtonin? Kjo mbetet për t’u parë!

Por e sigurt është që përveç humbjes së dy viteve të mbetura nga mandati, deputetët e Bashës dhe Kryemadhit do të përballen edhe me zemërimin e SHBA-ve.

9 komente në “Thirrja e SHBA për “rebelim” brenda PD-LSI: Çfarë do të bëjnë deputetët opozitarë?”

  1. prind says:

    ja sa te marrin nje cik SMS-ne,si ate nate korriku, para votimit te Reformes ne Drejtesi, ku vajten te gjithe si te dhjere ne breke dhe e votuan.

  2. beso says:

    Treshja me e degjeneruar qe mbajne peng vendin bashke me dirgjenti Ilir Floriri….
    NON GRATA do ta pesoni po nuk degjuat VELLAIN E MADH TE SHBA…..

  3. X says:

    Do kete shume prej tyre qe do refuzojne djegien e mandatit. Nuk eshte fjala per ideale se ato nuk i kane, por kane frike te kundershtojne SHBA

  4. Komentuesi says:

    Kemi nje opzite me njerez te trashe,qe nuk dine te ndajne kush eshte e mira dhe kushe eshte e keqja.Pika qe nuk ju bje.Per nje karrige te kryeministrit,prishen me miqet si SHBA dhe BE.Plus qe populli shqipetar çorientohen dhe krijojn urrejtje ndaj pd-ke dhe Leshelis.

  5. Ilir says:

    Mbahu neno mos ki frike se ke djemte ne Amerike.

  6. Flutura says:

    Mirenjohje Amerike!

  7. xxx says:

    ……………………….ne fund do ti shikoni keta trima kur te dalin te dhjere dhe me breke neper kembe duke votuar reformen ne drejtesi dhe me mandatet lart te ngulura ne nje hu (hurin tu a futesh ne bythe) per te treguar se nuk i kane djegur, sa qesharake: do te etiketohen “Trima, te dhjere”

  8. Lani says:

    Parmbrëmë ne darke, Bardhi i PD-se tha se ishte konsultuar edhe me nderkombetaret per vendimin qe po merrte Partia per te djegur mandatet. Per cilet e ka pasur valle fjalën??Hahahahaha! Sa qesharake qe po beheni o parlamentare?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje