Ditëlindja ndryshe, familja e deputetit socialist i bashkohet nismës së Veliajt

20 Shkurt 2019, 10:46Sociale TEMA
Ditëlindja ndryshe, familja e deputetit socialist i bashkohet nismës

Jo vetëm artistët dhe njerëzit e njohur të ekranit kane përqafuar nismën e kryebashkiakut Veliaj për mbjelljen e pemëve në kryeqytet, por edhe mjaft politikanë. 

Deputeti socialist Ervin Bushati zgjodhi që ta festojë ndryshe 7- vjetorin e lindjes së djalit të tij Fredit. 

Ai iu bashkua thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe në këtë përvjetor mbollën së bashku 3 pemë në kodrat e Parkut të Liqenit Artificial.

“Je njish o Fred Bushati.

Gëzuar ditëlindjen e 7-të dhe faleminderit për pemët e bukura që na dhurove për vete dhe dy vëllezërit e vegjël buzë liqenit të Farkës. Edhe 100 lali vogël’’, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje