Nga Felix Bilani
Tek fotografoja sot buzë gjolit vallen e pulbardhave, nën një dritë të bukur Perëndie, pa dashur anash meje disa hapa më larg më tërheq vëmendjen një njeri, as i ri e as plak me një kasketë si qëmoti, veshur varfërisht por pastër , rrinte shikonte gjolin dhe ngrinte kokën lart e ngrinte duart nga qielli , mërmëriste diçka nën zë sepse shihja lëvizjen e lehtë të buzëve.
Diçka duhet të ketë them me vete, le aparatin , nxorra duhanin dhe tek po dridhja një cigare duke ecur mbërrita te ky njeri.
-Do e ndezesh nje, i them?
-Jo, mu përgjigj.
-Si të quajnë, i them?
-Llazar, ma kthen me një ton që ndjehej mundimi, një zë i lodhur nën një trishtim te madh. Ja shoh syte tek i flisja, kishte një trishtim tejet të madh, psherëtinte gati në te qarë.
-Me se merresh, i them?
-Peshkatar, ma kthen thatë.
-Te ka ndodhur gjë e pyes, duke menduar ndonjë tragjedi me varkë ne liqen?
-Gjëmë e madhe, më tha, po ma jep atë cigëren qe më the më parë, më thotë.
I zgjata qesen e duhanit.
-Ke familje, e pyes?
-Kam, tha, kam edhe 4 fëmije që i mbaj me te ardhurat që nxjerr nga peshkimi.
-D.m.th. i them, familjen e ke mirë?
-Mire e kam, fëmijet i kam të mbarë, ma kthen, gruaja nikoqire dhe e dashur.
Mbetem, çfarë gjëmë mund ti ketë ndodhur kur familjen e paska mirë.
-Po mire i them, po ç’të ka ndodhur që je kaq i mërzitur e i trishtuar kur familjen e ke mirë?
Më pa një herë me sytë e tij të dhembshur e të lëngëzuar e pastaj i qetë ndezi cigaren, e thithi nja dy herë me forcë, dhe e shfryu tymin me nervozizëm duke lëvizur dorën para fytyrës sikur donte të largonte dicka.
-Po ja o djalë, më thotë, dëgjova lajmet dje e sot, dëgjova që do djegin mandatet këta të opozitës.
Mbetem, isha mes të qeshurës më të madhe edhe mendimit se a ishte në rregull nga mendja apo jo ky njeri.
-Po mirë mo, i them, ç’punë ke ti me mandatet e opozitës, i djegin apo jo, një mut është?
-Kam o djale kam sepse deputeti i qytetit, ai mo djali i atij gazetarit, si i thonë, Balliut më kishte premtuar që kur të mernin pushtetin e të bëhej ministër do më ndihmonte me një varkë me motorr, se me krah s’ja dal dot më, me tha/
Ah ç’na bënë e shikon, më tha, për një bythë kartoni do rrëmoj sërisht me krahët e mi, më tha, ja këtë na bënë.
-Po ka kohë që të ka premtuar, i them?
-Po mo, që kur ishte fushata e na vinte e na lodhte mendjen duke ngrënë peshkun që kapnim ne, po të paktën mire se sa ishte ai këtej sikur u rrit pak çmimi i peshkut, se edhe hante, edhe blinte i varfri, po ika tani se do merrem me rrjetat.
-Qëllofsh, i them.
E tek ikte pak i kërrusur në fundin e shpinës së tij, dheu kishte lënë një si figurë që i ngjasonte këtij deputeti largpamës.
P.S. Emrat janë thjesht rastësi
Ah more z.peshkatar,Klevis Balliu ,e kam pas ne klase,ishte xenesi me dobet ,kur fliste ai ,te gjithe qeshnin me traplleqet qe leshonte.Deri ne klasen e nente nuk e mesoi dot ate te shkrete tabele shumezimi…7×7=57
Pagoi i jati, Fariu, miliona per ta shkolluar ne angli,por me trap ka dale,por ama si mashtrues ,i ka ngrene nje varke me belushka peshkatarit te gjore.
kur me pyesin kush esh ky I pergjigjem I nipi I llushkes,asajsja harroj dot emrin e njifte gjith mehalla