Diploma shitet për 100 euro. “Pedagogët” e ofrojnë “online” për “dembelët”

18 Shkurt 2019, 20:29Sociale TEMA

Biznesi fitimprurës i shitjes së temave të diplomës “online” vijon edhe pas revoltës studentore për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri.

Në mungesë të një baze qendrore të dhënash për kontrollin e punimeve akademike, para daljes në Komisionin e Vlerësimit në internet, faqe të shumta në internet ofrojnë çmime konkurruese për të marrë diplomën pa u lodhur.

Top Channel kontaktoi me një nga punonjësit e diplomave, i cili në njëfarë mënyrë kthehet në “udhëheqësin” e studentëve. Lista e çmimeve varionte në bazë të universiteteve publike apo private.

100 euro një diplomë “Bachelor”, nëse studion në shtet; dhe 60 euro më shumë në privat. Tema e diplomës “Master”, në shtet shkon nga 130 deri në 160 euro; ndërsa në privat nga 210 deri në 250 euro.

Shërbime të tjera që ofrojnë këto faqe “online” janë edhe detyrat e kursit, kostoja e të cilave fillon nga 15 deri në 100 euro.

“Më shqetëson sepse nuk është e lejuar. Protesta ushtroi njëfarë presioni, urojmë të ketë rregullime”, tha një studente.

“Po kam dëgjuar, madje jam tronditur kur kam dëgjuar që shiten nga vet pedagogët”, tha një tjetër.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, i fundvitit, garanton kryerjen e kontrollit digjital antiplagjiaturë vetëm të doktoraturave, ku Ministria e Arsimit siguron për institucionet e Arsimit të Lartë programe (softëare), apo pajisje të tjera për kontroll automatik, por një filtër i tillë nuk ekziston ende për punimet akademike “Bachelor” dhe “Master”.

“Tani nuk ka momentalisht. Studenti punon mbi literaturën që i jep udhëheqësi apo kopjon”, tha një pedagog.

3 komente në “Diploma shitet për 100 euro. “Pedagogët” e ofrojnë “online” për “dembelët””

  1. Raul says:

    Njoftojeni dhe kembshtrembeten , dhembcakallen Kejdi se është pa arsim te larte , ta bleje dhe ajo nje diplome se eshte turp deputete me shkolle te mesme dhe bile me mesatare 6, dhe pastaj ja arësye të kakarise biba dhe të japë mend për protestën, oh pika kush përfaqëson lëshinedhise

  2. naim dimashi says:

    perderisa ca deputete,si Blerina Gjylameti, i kane marre diplomat dhe titujt shkencore pa vazhduar te larten fare,pse te mos e blejne edhe studentet qe te pakten e vazhdojne kursin,shkojne nganjehere ne te rralle!!!!!!

  3. Toni says:

    Te gjithe ata qe kane diploma flaco, te sajuara , nga Univeristete skarcitete e te tjera te ketij lloji plus taraflliqe, punesohesh ne Shqiperi si gazetare, juriste, doktore, poltikane, zyrtare etj . Ama te tjeret qe kane derdhur djerse per arsmimin e tyre dhe rritjen e aftesive te tyre kane marre rruget e Botes. Mos u ankoni tani se ate pisllik qe mbollet, ate do te korrni tani dhe sa te jete jeta. PTU robt ku ti keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje