Ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, komenton për agjencinë katolike italiane Sir, protestën e 16 shkurtit në Tiranë.
R.SH. – Vatikan
“Shprehje e pakënaqësisë së përgjithshme ndaj veprimtarisë së qeverisë, gjatë këtyre viteve. Vjen menjëherë pas protestës së studentëve, që i dhanë një goditje të rëndë qeverisë, aq sa e detyruan kryeministrin të bëjë disa ndryshime në ekzekutiv, duke zëvendësuar, ndër të tjerë, edhe ministrin e Arsimit e atë të Punëve të Jashtme”.
Kështu deklaron për agjencinë katolike italiane Sir, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, duke komentuar protestën e 16 shkurtit në Tiranë.
Protestë, por jo dhunë
Kujtojmë se gjatë manifestimit të organizuar nga Partia Demokratike, aktualisht në opozitë, u kërkua dorëheqja e qeverisë së akuzuar për korrupsion, formimi i një ekzekutivi të përkohshëm, për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. “Pati disa episode dhune – thekson imzot Meta.
– Akoma nuk dihet nëse manifestuesit i bënë spontanisht, apo u provokuan. Duhet thënë se gjendja është e nderë”, nënvizon ipeshkvi, që kërkon të ruhet qetësia. “Së bashku me të drejtën e protestës, duhet të kemi edhe kujdes e qetësi”.
Korrupsion i lartë
Imzot Meta vë në dukje se “popullsia është tejet e varfër”. Duke folur për korrupsionin në Ballkan, kujton statistikat e fundit të Transparency International (organizatë ndërkombëtare me seli në Berlin, që merret me korrupsionin e jo vetëm atë politik), nga të cilat, jo vetëm ai, ka mbetur thellësisht i zhgënjyer.
Niveli i korrupsionit i perceptuar në sektorin publik në Shqipëri është më i larti i rajonit e ndër më të lartët në botë, me 36 pikë në treguesin e organizatës ndërkombëtare. “Papunësia e mungesa e sigurisë për të ardhmen – deklaron ipeshkvi i Rrëshenit – kanë bërë që shumë të rinj e familje të ikin nga Shqipëria, gjatë viteve të fundit. E gjithë kjo ka krijuar pakënaqësi, pasojat e së cilës shihen qartë”.
Të enjten, protestë tjetër
Ndërkaq, protesta është zhvendosur nga sheshi nëpër faqet e gazetave, edhe atyre të huaja. Sali Berisha jep intervistë për gazetën italiane “Il Messaggero”, ndërsa Edi Rama për “Corriere della Sera”. Të dy, natyrisht, mbrojnë pozitën e Partisë së tyre.
Dje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi djegien e mandateve parlamentare, duke e radikalizuar kështu qëndrimin e opozitës, pavarësisht se akoma nuk është shprehur aleatja e tij, LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim). Të enjten, opozita ka ndërmend të organizojë një manifestim tjetër në Tiranë, ndërsa nga pjesëmarrësit në protestën e së shtunës, janë arrestuar 15 vetë.
Tek protesta e te shtunes, nuk e di nese presidentit ju duken protestuesit, po aq kokepalare sa ata te 21 janarit?
Po ketij c’i duhet te merret me politike?!! Apo meqe perfaqeson Vatikanin dhe Vatikani dihet ku nuk i fut hundet kur gjen. Pale ja paska vene dhe emrin vetes Zot.
Gjithashtu doja te dija, kush e fitoi kete radhe titullin Horri dhe Lavirja e Bulevardit?
Ky imzoti nuk qenka i sigurt ne se u provokuan,apo ishte spontane dhuna, e kam ndigju disa here neper studio kete priftin e Rreshenit, dhe ky nyk e fshehe asnjehere urrejtjen per socialistet, dhe simpatine per kriminelin Sali Kermen.
JU I NDERUAR ZOTI GJERGJ META FLISNI DHE BENI PREDIKIME TE BUKURA KUR VJEN PUNA PER TE TJERET. JU E MERNI RROGEN E MAJME NGA KISHA KATOLIKE DHE E KENI SIGURUAR NJE PUNE TE LEHTE E PA LODHJE E JU FLISNI NJEREZVE NGA POZITA SUPERIORE.
PO JU PYES PERSE JU E KISHA KATOLIKE NE SHQIPERI NUK DENONI PERKRAHESIT E SHKATERIMIT??
PERSE JU E KISHA KATOLIKE NUK PERMENDNI ME EMRA KUSH JANE TE KORUPTUARIT?
PERSE JU E KISHA KATOLIKE NUK MERENI ME PUNEN TUAJ E PERZIHENI NE POLITIKE?
PERSE JU E KISHA KATOLIKE HARXHONI MILIONA PER KIAHA TE REJA DHE NUK INVESTONI NE RININE QE TE MOS LENE VENDIN DUKE NDIHMOAR FINANCIARISHT NE HAPJEN E VENDEVE TE PUNES?
PERSE JU RINI GOJEMBYLLUR E LESHONI FJALE TE RENDA E ME PASOJA LUFTENXITESE DUKE MBAJTUR ANE TE PARTIVE POLITIKE KUR QELLIMI JUAJ ESHTE TE LEHTESONI ANEN SHPIRTERORE TE NJEREZVE?
JU LUTEM SHUME MJAFT ME KETO PRALLA SE JA KENI NXJERE BOJEN KESAJ KISHE ME VEPRIMET E PRIFTERINJVE TUAJ PER NGACMIMIN SEKSUAL TE MINORENEVE DHE ME NXITJEN E VELLAVRASJEVE POLITIKE.