Një ditë pasi SHBA- BE kritikuan opozitën dhe u përballën me sulmet e PD- LSI, Soreca: Nesër nuk presim dhunë, duhet dialog!

20 Shkurt 2019, 11:07Politika TEMA

Një ditë pasi shprehën qëndrime të forta dhe të ashpra kundër vendimit të opozitës për të nisur djegien e mandateve të deputetëve, ku më i rëndi ishte ai i selisë diplomatike të SHBA-së, këtë mëngjes në zyrën e liderit demokrat Lulzim Basha shkuan kryediplomati i Bashkimit Evropian Luigi Soreca dhe ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz.

Kryediplomati i BE-së në një prononcim për gazetarët pas takimit, tha se qëndrimi i ndërkombëtarëve është shprehur i qartë, por se dita e nesërme është mjaft e rëndësishme sa i përket procesit demokrat. Soreca tha se BE  pret që në protestën që opozita do të mbajë të enjten para parlamentit të mos ketë dhunë.

“Kam qenë shumë i qartë… eshtë e nevojshme që të diskutohet.

Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme ne presim të mos ketë dhunë dhe të ndiqen proceset demokratike”, u shpreh ai.

Më herët, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, shkoi në selinë blu në një takim me kryedemokratin Basha, ku në fokus të diksutimeve mësohet të ketë qëenë pikërisht vendimi i opozitës dhe partive të tjera aleate, pas propozimit të Bashës për djegie mandatesh, një ditë pas protestës së 16 shkurtit.(TemA)

1 komente në “Një ditë pasi SHBA- BE kritikuan opozitën dhe u përballën me sulmet e PD- LSI, Soreca: Nesër nuk presim dhunë, duhet dialog!”

  1. AnilaGuga says:

    Vertete gjendja ekonomike eshte e veshtire.Por nuk eshte vetem Shqiperia por gjithe Bota.Kur afrohet stufia dihet .Cfare do bejne.Po te gjithe PDitat dhe LSIstat.Cfare do beje Kryeministrit i takon atij ne kete situate.Ligji skandaloz per te mbrojtur deputetet.Kur ben per te mbrojtur veten.Po ne kush do na mbroje popullin e thjeshte?.Shqiperine e kane vene ne mes te Lindjes dhe Perendimit.Ata qe jane te pakenaqur dhe nuk duan fjale largohen ne heshtje nga ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje