Kreshnik Spahiu, ironi me PD: Kur vajza e Azem Hajdarit deklaroi grisjen e mandatit e quajtën tradhtare, Berishën tani e quajnë hero

20 Shkurt 2019, 09:34Politika TEMA

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për vendimin e opozitës të drejtuar nga Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Spahiu shkruan se kur e dorëzoi vajza e Azem Hajdarit mandatin e quajtën tradhëtare ndërsa tani Bashën e quajnë hero.

Statusi i plotë:

3 muaj më parë kur vajza e Azem Hajdarit deklaroi grisjen e mandatit e quajtët tradhtare,

3 ditë më parë kur Basha deklaroi të njëjtën gjë, e quani hero.

2 komente në “Kreshnik Spahiu, ironi me PD: Kur vajza e Azem Hajdarit deklaroi grisjen e mandatit e quajtën tradhtare, Berishën tani e quajnë hero”

  1. Genti says:

    Ky Kreshniku eshte komplet trap por ca gjera i kap….

  2. K9 says:

    Sepse Partia Demokratike është e lirë të mendojë si Sali Berisha.
    Edhe Azemi i ati i Rudinës, ishte vetëm ai që donte Sali Berisha për momentin.
    Edhe horr edhe spihun i sigurimit edhe përdhunues edhe hero.
    Edhe miti edhe bustet e një njeriu që e neveritnin të gjithë në PD, u ngritën për të lartësuar kultin e Sali Berishës. Njësoj si lapidaret e Enverit dhe epopeja e lavdishme. Biles dhe do të kenë fundin e lapidarëve pas komunizmit, sapo të gremiset Berisha.
    Kjo puna e mandateve është kriza e rradhës e një elite tribalo-orjentale që i ka ngelur koka në mesjetë. Që është e paaftë të varrosë kadavrat politike. Që zgjedh mumjet dhe merhumët në vend të së ardhmes. Që forca e zakonit dhe skllavëria ndaj bajraktarëve sharlatanë të lluces dhe injorancës sonë është më e fortë se përgjegjësia ndaj kombit, se serioziteti i shtetit të shqiptarëve, se serioziteti ndaj aleatëve tanë.
    Por të gjithë ata që po e mbështesin sot Sali Berishën, të gjithë ata barktharë provincash që i sajoi për intelektualë dhe i thurin sonata pandoflalepirje, të gjithë ata pseudointelektuale gjithollogë, të gjithë fashistët, të gjithë grekofonët, të gjithë ekstremistët, që i janë bashkuar si kurrë më parë në këtë marrëzi, nuk kanë hallin e Saliut dhe Shkëlzenit!
    Janë hijena që po ndiejnë ngordhjen e Sali bagles dhe po e rrethojnë të shqyejnë atë copë fete që do të ngelet nga ajo parti anemike që katandisi Berisha. Ata janë aty që të shqyejnë gjithë urrejtje, grykësi dhe pa asnjë lloj skrupulli, copëzën e tyre, njësoj siç bëri Saliu me partinë e tij mëmë 35 vjet të shkuara. Ata janë aty t’a pështyjnë dhe zhvarrosin, siç bëri ai me Enver Hoxhën, sapo ti jepet mundësia.
    Ata të gjithë presin me durim, siç presin edhe gjakesit, sepse e kanë luksin të presin.
    Koha është në favor të tyre.
    Koha e Sali Berishës mbaroi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje