Zaharova: Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

20 Shkurt 2019, 15:16Rajoni TEMA

Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar” i Zaharova agjencisë Beta, kur u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, se “vënia e kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve është kërkesë zyrtare e Beogradit në dialogun me Prishtinën”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pati deklaruar gjatë vizitës në Beograd se Moska pajtohet për arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit në “kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Për pozicionin e Rusisë në raport me arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pati folur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai në nëntor të vitit të kaluar, takoi Putinin në Paris dhe përmes një postimi në Facebook tha se Rusia Rusia do të “mbështesë” marrëveshjen Kosovë-Serbi.

1 komente në “Zaharova: Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën”

  1. Zigur Qarri says:

    Sa e mire eshte kjo. Pasha allahun e meriton cmimin bombe ruse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje