Ahmeti: Askush në Bruksel nuk e ka përmendur idenë e korrigjimit të kufijve

21 Shkurt 2019, 21:00Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, i cili njëherësh është edhe bashkëkryesues i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka komentuar të enjten deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se idenë për korrigjimin e kufirit e ka marrë nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ahmeti ka thënë se deri më tash askush zyrtarisht nuk e ka bërë një kërkesë të tillë në Bruksel.

“Nëse e paska propozuar Rugova e bën kjo më të mirë apo si është puna? Dje e dëgjova (v.j. ministrin e Jashtëm serb) Daçiç se ky është propozim i tij më pas e dëgjova presidentin serb Vuçiç që ai e paska përkrah për një kohë të gjatë. Është e qartë kërkesa sepse askush në Kosovë nuk do ta kërkonte këtë. 

Kjo është e qartë se është kërkesë e Serbisë, por e them zyrtarisht se formalisht në takime asnjëherë nuk është përmendur as nga ndërmjetësuesit në Bruksel as që kemi dëgjuar se e ka kërkuar Serbia”, është shprehur Ahmeti.

Sipas kryetarit të Prishtinës, platforma e delegacionit të Kosvës, nuk është kundër dialogut me Serbinë. Sipas tij, ajo çfarë është dëgjuar deri më tash nga ana e Serbisë, janë vetëm ankesat e jo ndonjë kërkesë e saktë.

“Por ne e kemi të qartë se çfarë duam. Ne duam njohje nga Serbia në kufijtë ekzistues që i kemi, pa nivel të tretë të qeverisjes. Pastaj mund të flasim për çështje të të drejtave të minoriteteve apo çështje tjera. Kërkesat tona janë të qarta, duhet të flasim për dëmet e luftës, pensionet dhe gjitha temat që i kemi ngritur”, ka shtuar ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur disa herë se ideja për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është përmendur edhe nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në vitin 1994.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Procesi i dialogut pritet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja shtetet.

1 komente në “Ahmeti: Askush në Bruksel nuk e ka përmendur idenë e korrigjimit të kufijve”

  1. Baliu says:

    He mor trashullak si po te shkon roli i bishtit te zvarranikut? Nje urti popullore thot: mos u shtir budall, kur sje i menqur. A po te rren mendja se njerzit nuk po e kuptojne se qfar loje po luan? William Walker ua beri plotesisht te kjarte se nuk jeni te denje per nje vizite te tije. Kapish?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje