Ndërkohë që opozita e bashkuar ka nisur protestën para Kuvendit të Shqipërisë, teksa opozita ka djegur mandatet e deputetëve të vet dhe presidenti i vendit, Ilir Meta ka lëshuar dje mesazhin e fortë për një hap pas nga ana e opozitës dhe dy hapa prapa nga ana e Ramës dhe Qeverisë, reagon zv.kryeministri Erjon Braçe.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Braçe apelon per qetesi, durim dhe ligj. Nderkohe qe shkruan se dy hapa pas qe nuk do te beje kurre qeveria jane demokracia, liria e vota dhe reforma ne drejtesi.
Postim i Braçes:
Gjithcka per;
Demokracine, Lirine, Voten e Qytetareve dhe Ligjin ne kete vend!
Gjithcka per;
Drejtesine e Re, funksionale e te barabarte per te gjithe!
Ose te barabarte si qytetare ne te drejta e para ligjit,
Ose pabarazia do vijoje te shkaterroje Demokracine.
Qetesi, Durim, Ligj sot!
ILIR META DUHET TE BEJE TRE HAPA
PARA !
Se pari, eshte turpi i Shqiperise i vetekapur ne flagrance me zerin e figuren e tij me bllok ne dore me 700 mije euro faqja ! Dhurimi dhe mbajtja e postit qe mban eshte ne kundershtim te plote me Kushtetuten e Shqiperise, aq me teper per qendrimet e tij destruktive, rrenimtare, partiake te njeaneshme politike.
Se dyti, tu ktheje shqiptareve parate e pasurite e vjedhura atyre me Banden e tij te pangopur me djersen dhe gjakun e shqiptareve si dhe vete LSI-ne qe e ka kthyer ne nje ciflig, prone private pa tapi dhe gjobvenese te familjes se tij biologjike. Bashke me to edhe parate e shqiptareve per turizmin e tij diplomatik presidencial per gjoja cmimet nderkombetare, veprimtari lokale dhe konferenca qe nuk kane asnje vlere dhe asnje lidhje me postin e detyrat e tij si President I Republikes si Shqiperise apo interesat e shtetit shqiptar !
E treta e verteta, ti dorezohet ligjit e drejtesise per kusarine e korrupsionin e tij masiv dhe si shkaktar intelektual i masakres se 21 janarit 2011 me 4 te vrare, qindra te plagosur, rrembyer me dhune e torturuar nga “ Xhuponet e Zinj” te Sali Berishes e 4000 plumba te zbrazur nga Garda Pretoriane e qeverise Sala- Meta, ne shkelje flagrante te ligjeve dhe Kushtetutes se Shqiperise dhe atyre nderkombetare ! Deklarata e tij raciste per protestuesit dhe popullin e vet si “ Kokepalaret” eshte akt diskriminues, fyes dhe destruktiv i nje politikani, qeveritari, deputeti ndaj popullit shqiptar qe shkel te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, barazine e qytetareve para ligjit dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise !