Nikollë Lesi “publikon” emrat e kandidatëve për kryeministër që pranon opozita për qeverinë tranzitore, nga Majko e Braçe, tek Angjeli e Manastirliu

21 Shkurt 2019, 09:45Politika TEMA

Gazeta “Koha Jonë” e Nikollë Lesit, shumë afër LSI, vijon të këmbëngulë për qeverinë tranzitore. Madje ka bërë prezent dhe emrat që opozita pranon nga PS për kryeministër.

Mës këtyre emrave, Lesi përmend Majkon, Braçen, Angjelin dhe një sërë ministrash dhe ish ministrash, përjashtuar vetëm Edi Ramën.

Djegia e mandatëve të deputetit fut në krizë politike, kushtetuese dhe shoqërore vendin.

Parlamenti nuk mund të punojë vetëm me mazhorancën si në kohën e diktaturës komuniste, prandaj shtrohet kërkesa për gjetjen e një zgjidhje politike me krijimin e një qeverie tranzitore e cila të pranohet nga PS-PD-LSI, natyrisht me një kryeministër tjetër.

Kjo qeveri e re e kërkuar nga opozita, e cila dorëzoi mandatet e deputetit, do ketë funksione kryesore: zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe vendore në një ditë si dhe plotësimin e krejt kritereve për në BE që të pranohet Shqipëria si vend kandidat.

Brukseli synon që në qershor të pranojë Maqedoninë dhe Shqipërinë në një ditë. Maqedonia i plotësoi kushtet, ndërsa Shqipëria ka shumë probleme, prandaj prioritet i qeverisë tranzitore do jetë integrimi i vendit në BE.

Kushti më kryesor i opozitës mbetet largimi i Edi Ramës si kryeministër, ndaj PS-ja do jetë e detyruar të hyjë në bisedime për gjetjen e një emri konsensual për kryeministër të kësaj qeverie të re.

PS-ja dhe Rama mund të jap plotë emra, por rëndësi ka që opozita ta pranojë emrin e kryeministrit.

Ndaj kanë filluar të qarkullojnë nëpër koridore politike se opozita mund të pranojë njerin nga këto emra për kryeministër: Pandeli Majkon, Anastas Angjelin, Ditmir Bushatin, Erjon Braçe, Mimi Kodhelin, Olta Xhaçkën ose Ogerta Manastirliu. Burime nga PS thonë se Rama mund të insistojë për Erion Veliaj si kryeministër ose Anila Denaj.

Mësohet se opozita insiston për një kryeministër jashtë radhëve politike dhe të ketë konsensus nga të gjitha forcat kryesore politike.

Pra një person me integritet dhe profesionist që do të mund të drejtojë qeverinë tranzitore për ti dhënë Shqipërisë një palë zgjedhje korrekte dhe të gjithëpranuara”, shkruan gazeta afër LSI.

5 komente në “Nikollë Lesi “publikon” emrat e kandidatëve për kryeministër që pranon opozita për qeverinë tranzitore, nga Majko e Braçe, tek Angjeli e Manastirliu”

  1. Om says:

    Hihihi Leshi….Po kte Manastirliun ku e gjete? Ka vene dhe Denajn se e ka shoqe…u tha per leke Leshi

  2. Lymi Tutit says:

    Thjesht nje fantazist i semure.Edhe shtypi ka “nevoje” per keto fantazi,gjithashtu edhe “fansat e tij”,PD & LSI.Tani pin kafe dhe lexon c’ka shkruar.Lymi Tutit

  3. Refugjati says:

    Mendimet dhe deshirat e Lesit qe perfaqson veten e tij jane tjeter gje nga realititi qe ekziston ne shqiperi.Tjeter gje kur flet Lesi,krejt tjeter po te flase populli.Ne rast se vendi perfshihte nga protesta popullore kunder qeverisjes po,zgjedhjet e reja vendosin ekuilibrat e duhura politike qe i japin fund nje krize reale.Por nuk ka krize politike ne vend pse opozita nuk ndjehet rahat ne opozite dhe kerkon te vije ne pushtet kur deshiron dhe ne menyre jashte kushtetutës.Eshte fatkeqesi kombetare që opozitë shqiptare perfaqsohet nga politikane që duan ti vene zjarrin vendit per interesat e tyre dhe kjo s’eshte e para here,historia perseritet dhe pasojat prape do i vuajne shqiptaret.

  4. irma says:

    Irma
    E gjithë kjo punë se nuk e durojnë dot Edi Ramën! Po kush? Hajde de të ishin më të mirë këto që rekomandojnë!
    Rracë e keqe!

  5. Ilir says:

    Une mendoje Per Nikoll Lesin
    Shullazin Dritan Dajti.Argiten dhe Kerpacin gjoshen Tit Vaska dhe ujjku Cerrikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje