Protesta/ Militantët janë instruktuar për dhunë, do tentohet të hyjnë në Parlament nga selia e PD

21 Shkurt 2019, 09:35Politika TEMA

Pritet të nis pas pak protesta e opozitës para Parlamentit.  Ndryshe nga sa ndodhi para Kryeministrisë, ku kishte qytetarë dhe militantë të kategorive të ndryshme, sot para Parlamentit do të jenë persona të rrezikshëm dhe individë të flaktë të PD, sidomos besnikë të Sali Berishës.

Përveç maskave kundërgaz, militantët do të sulmojnë Parlamentin dhe me flakadanë e sende të forta, por dhe me bomba molotov. Kjo do të ndodhë nga selia e PD.

Ndryshe nga Kryeministria, menaxhimi i situatës te Parlamenti nga policia është më i vështirë. “SOT” ka mësuar se do të vendoset një kordon policie nga Kalaja e Tiranës e deri te Xhamia. Po ashtu do angazhohen forcat RENEA, FNSH si dhe autobote me ujë.

Ndërkohë godina u rrethua dje me tela me gjemba, për të penguar turmën. Por demokratët do përdorin selinë e tyre, pasi godina e PD është në krah të Parlamentit. Skenari është që të mësyhet në tre anë. Një grup do sulmojë nga pjesa e Pedonales, një përballë dhe tjetri nga selia e PD. Por kjo pritet të sjellë konfrontim me policinë.

Te Kryeministria turma u la të sulmojë derën, por te Parlamenti nuk do ndodhë kështu, pasi aty ka disa hyrje dhe ka dritare.

Për këtë arsye policia ka paralajmëruar dje se do zbatojë ligjin për të mos lejuar mësymjen në sallë dhe ka vendosur tela me gjemba. Megjithatë kjo tregon qartë se Berisha, Basha, Meta e Kryemadhi po synojnë të ndezin flakë vendin.

8 komente në “Protesta/ Militantët janë instruktuar për dhunë, do tentohet të hyjnë në Parlament nga selia e PD”

  1. Flutura says:

    Vallja e ujqerve sapo ka filluar….po vallezojne sa me protesta e sa me mandate te djegura, por do fillojne te lodhen dhe do hane njeri tjetrin. Ndersa ai qe sulmohet eshte nje ujk gri, qe ha veten dhe nuk dorezohet ?

  2. U djegshin vete brenda si minj ishalla! says:

    U djegshin si minjte e u pervelofshin qe mos u mbije me fara per 7 breza.
    Sali Berishes as varr nuk do ti mbetet mbi toke si Bin Ladeni!

  3. astrit shba says:

    Flaka qe duan ti ndezin ketij vendi,ju rafte ne koke atyre qe e deshirojne dhe mbledhin fundrinat e ketij vendi per ta bere,turp i madh ,cuditet boten e qytetruar me keto veprime te njerzeve qe kane parim te jetes djegjen dhunen shkatrrimin.Qeveria dhe drejtesia po denoncojne keta njeres gjykatat po i denojne por me kete coroditje edhe te atyre qe jane ne krye te opozites ,nuk ka vend ne burgjet ,athere lind pyetja cfare duhet bere ,kete duhet ta zgjigje p[olitika

  4. Eri says:

    Partia Demokratike ne gjithe boten ka militante nje shtrese tjeter sociale .Kjo ndodhe edhe me partite e ngjashme ne Ballkan .Partia Demokratike duhet te kishte militante intelektuale te shtresave te larta ,domethene shtresa te larta ekonomiko-sociale.Por kjo parti keta i quan hajdut dhe oligarke dhe ka zgjedhur te kete militante Bathoren,Paskuqanin dhe Mamurrasin.

  5. lola says:

    Turp ne cfare vendi mizerabel po rrisim femijet tani. Femijet e opozites jane ne Angli e ne Hollande me leket qe i vodhen ketij populli. Mortja ju hengret Sali krimineli, Lul hajduti e Mona cizmja!

  6. irma says:

    Po përsa kohë në drejtimin e kësaj partie nuk është ajo shtresë shoqërore që vuajti regjimin komunist luftën e klasave, dhe nuk është një parti që e përfaqëson atë klasë, si mund të mendohet se në këtë vend mund të ketë shtrat të përshtatshëm për demokraci. Shpesh herë Edi Rama mua më duket si demokrati i vetëm në politikën shqiptare.

  7. Tefa says:

    Pashe tani Dashamir Xhiken me aparat fotografik ne dore si gazetar dhe priti zMonen

  8. Eri says:

    Nje vrime ne uje do te bejne.Keta maskarenj e presin shpetimin nga shovinizmi grek e serb qe po jep shpirt per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje