Zef Brozi: Politikanët që vranë, vodhën, bashkëpunuan me organizatat terroriste, duan të përgjakin Shqipërinë për t’i shpëtuar drejtësisë

21 Shkurt 2019, 09:17Politika TEMA

Nga Zef Brozi*

Ata që duan të djegin mandatet si deputetë nuk duhet të lejohen të djegin institucionet dhe të përgjakin Shqipërinë.

Forca e ligjit duhet të veprojë mbi këta politikanë që deri më sot kanë qënë të Paprekshëm. Prandaj edhe SPAK e Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të fillojnë punën sa më shpejt.

Qytetarët e ndershëm, Prokuroria dhe institucionet e tjera shtetërore, në bashkëpunim me miqtë e mëdhenj të Shqipërisë-Amerikën, Bashkimin Europian dhe vendet Perëndimore- duhet dhe mund tia ndalin vrullin destabilizues e dhunues kryeshkatërrimtarit të vendit dhe klanit të tij të inkriminuar e korruptuar.

U bëj apel të gjithë qytetarëve që dalin në protestat e opozitës të protestojnë paqësisht, të mos rrezikojnë shëndetin e jetën e qytetarëve dhe të forcave të policisë, gardës dhe forcave të tjera të ruajtjes së rendit publik.

Mos dëmtoni e shkatërroni pronën publike e private edhe sepse ju jeni ata që do paguani riparimet e nevojshme.

Respektoni institucionet, ligjet dhe rregullat e demokracisë. Injoroni thirrjet për dhunë, vrasje, tërheqje zvarrë e shkatërrim që ju bëjnë disa politikanë të cilët duan t’ju përdorin ju si “mish për top” për të shpëtuar veten e tyre nga SPAK, Byroja Kombetare e Hetimit dhe nga gjykimi i tyre për krimet e korrupsionin në këto 29 vite.

Qytetarë të Shqipërisë: Ju lutem jeni vigjilente dhe shpëtojeni vendin tonë të dashur nga disa politikanë me duar të përgjakura e të pista nga krimi e korrupsioni i tyre të cilët duan përsëri destabilizimin e vendit dhe pengimin e futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Këta politikanë që kanë bashkëpunuar edhe me organizata të huaja terroriste, edhe me fuqi të huaja anti-Perëndimore e anti-shqiptare, duan ta djegin e përgjakin Shqipërinë ashtu sikurse ata bënë në 1996-ën, 1997-ën, 1998-ën, 2008-ën, 2011-ën dhe sikurse tentuan edhe me 16 Shkurt 2019 tek Kryeminstria.

*Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë

10 komente në “Zef Brozi: Politikanët që vranë, vodhën, bashkëpunuan me organizatat terroriste, duan të përgjakin Shqipërinë për t’i shpëtuar drejtësisë”

  1. noci says:

    Zef, ku je kan? Na ka marre malli per organizata baze Zef!

    1. Besi says:

      Ku je bastard, bukeshkale, s’ta var njeri teneqen…

  2. Flutura says:

    Faleminderit

  3. Ivan i madh says:

    Eh mor Brozi ata vertet ashtu jane si thua dhe ti po qendron dicka ndryshe se te beje thirje nje politikan i ri apo gjykates i ri dakort po jo ti. Që e kishe ne dore ti ngrije padi krimit e krimineleve te tipit Berisha, Meta, Basha e kompani se bere. Tani na del si para zgjedhjeve e me vone pas ikjes nga pushteti i Rames ka thene e do thote se duhet denuar krimi e kriminelet kur ky birbo tamam si ti nuk ka cuar te pakten nje dosje ne prokurori per krimet, korupsionin, e tradheti kombetare te Berishes, Metes, Bashës e kompani. Pa llogaritur kelyshet e tyre që kane kryer te njejtat veprime e krime. Prandaj mos u hiqeni kaq ithtare te drejtesise dhe ju digjet bark per Shqiperine e popullin shqipetar.

  4. Arben says:

    O zef mos na fol per ndeshmerine, po te kujtoj kur ishe kryetar I Gjykates se Larte dhe kur nipi jot Gusti perdorte makinen tende te shtetit , e para per cfare e perdorte, e dyta e perplasi dhe e nxorri jashte perdorimit, e treta me cte drejte ligjore I dhe leket e shtetit dhe e dergove ne Gjermani te te blente nje Benz, e katerta sa lek u ble benzi dhe sa leke u be fatura mor ti qe na ben moral.Sa mijra dollare fute ne xhep ti dhe nipi jot ne kete rast? Ti je nje ALE.

  5. Edi says:

    Ja ky qe shfrytezoje postin per letra amerikane. Duke bere rrolin e viktimes. Sot kerkon te japi mend per politike.

  6. BOHOTINA says:

    Brozit i flet zemra dhe jo xhepi. Kot i nderseheni si qent. Ai iku naten se Salihu e kercenoi me jete. Ai qendroi i rrethuar me trupa te blinduara ne ate kohe ne Gjykaten e Kasacionit. Kthejeni trurin mbrapa para se te beni te mencurin. Pse s’ paska te drejte te jape opinionin e tij Brozi? Fjalet qe thote nuk i bien poshte. Ai u perball me me te perbindshmin qe ka nxjerre kjo toke.

  7. ALI ABDULLAI says:

    ZEFI KA QENE KRYETAR I GJYKATES SE KASACIONIT. AI NUK FUSTE DOT NE BURG NJERI PA JA KOPSITUR LETRAT PROKURORIA. JU LUTEM SHUME STUDJONI PAK RRETH DETYRAVE TE INSTTUCIONEVE PERPARA SE TE SHKRUANI GJERA PA KUPTIM.

  8. arber says:

    Intelektuali me I ndershem., me guximtar e parimor qe ka njohur historia e tranzicionit shqiptar. fale ketyre aftesive dhe karakterit sot punon ne Departmanentin e Shtetit te SHBA-se, ndersa Saliut I ndalohet hyrja ne SHBA dhe ruhet kur po e futin ne burg..

  9. Hysen says:

    Ooj Shqiperi e mjera Shqiperi , kot rrite shqipetar , me te menqur ishin kur ishin barinje ! ( Nga zemra e plasur .) MJERIMH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje