Lulzim Basha: Sot është ditë historike se ne do djegim mandatet, Edi Rama dhe Parlamenti tashmë kanë rënë

21 Shkurt 2019, 09:42Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se sot është një ditë historike pasi sipas tij do të largohet përfundimisht kryeministri Edi Rama.

Basha shprehet se sot mandatet e deputetëve ju kthyen popullit dhe se deputetët e opozitës do të bëjnë realitet djegien e mandateve.

“Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e Brendshme. 

Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar. Shumë prej tyre kanë janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. 

Sot ditë historike, mandatet i kthehen popullit. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. Efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Edi Ramës nga Tiranë.

Mandatet do të digjen sot, parlamenti ka mbyllur dyert në mënyrë antikushtetuese sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. 

Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto mos të jenë ngjarje të vetëm një dite por të kthehen në zgjidhje politike”, deklaroi Basha.(TemA)

1 komente në “Lulzim Basha: Sot është ditë historike se ne do djegim mandatet, Edi Rama dhe Parlamenti tashmë kanë rënë”

  1. Jep says:

    Po po ka Rene ashtu esht. Matematika katunarit, minoranca prish parliament in
    Po 7 x 7 =42
    Cmimi energjite 300 lek per liter.
    Vec zigur qarri turku i Shko Mas lul rikes dhe Sal serbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje