Reshjet e dëborës kanë “pushtuar” gjatë natës disa qarqe të vendit, kryesisht në juglindje e në veri të vendit.
Sipas ARRSH në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, dhe rruga e Dardhës dhe e Voskopojës shoferët duhet të përdorin zinxhirë, ndërsa ka vijuar edhe puna për pastrimin e rrugëve nga dëbora.
Njoftimi i ARRSH
Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.
Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorun zinxhir në rrugët që kemi lajmërur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. (TemA)