Ministria e Jashtme reagon për humbjen e 100 pasaportave shqiptare në Greqi

22 Shkurt 2019, 18:53Sociale TEMA

Ministria e Jashtme ka reaguar pas raportimeve për humbjen e 100 pasaportave shqiptare në Greqi.

Reagimi i plotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon sa më poshtë lidhur me rastin e bllokimit të pasaportave shqiptare në Kakavijë dhe humbjen e 100 prej këtyre pasaportave në Greqi:

Në datë 13 shkurt, pasaportat e prodhuara nga kompania ALEAT po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike.

Nisur nga ky fakt autoritetet doganore greke, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, kryen verifikimin e rastit dhe bllokuan pakon me të cilën transportoheshin pasaportat.

Pako me pasaportat shqiptare, u zhbllokua pas verifikimit të tyre dhe takimit të përfaqësuesve të Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Janinë me autoritetet doganore greke. Theksojmë se ngarkesa ka qenë e shoqëruar me një dokumentacion autorizues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, me anë të të cilit autorizohej një punonjëse e Kompanisë “Top Lines” të dorëzonte aplikimet dhe të tërhiqte pasaportat dhe kartat ID pranë Kompanisë ALEAT, për llogari të Ambasadës sonë në Athinë.

Dërgesa i është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Janinë, të cilët kanë proceduar me shoqërimin dhe transportin e tyre drejt Ambasadës së Republikës së Shqipërisë​ në Athinë.

Gjatë transportimit të tyre nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, në një nga ndalesat e bëra për në ambasadën tonë, pikërisht në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, Athinë, prej orës 22.50 deri në orën 00.10, automjeti me targa diplomatike u vandalizua.

Gjendur para një fakti të tillë, janë njoftuar autoritetet policore vendase dhe janë kryer të gjitha procedurat e rastit nga ana e tyre:

1.Kqyrja e ambientit dhe makinës;

2.Marrja e shenjave të gishtërinjve;

3.Deklarimi dhe denoncimi për incidentin, bërë nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, z. Pervin Gjikuria në ambientet e policisë.

Menjëherë, si në rastin e ngjarjes së parë, në kufi, dhe në rastin e ngjarjes së dytë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u angazhua për të marrë masa të menjëhershme parandaluese për evitimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur menjëherë të gjitha procedurat hetimore dhe administrative për të ndëshkuar në mënyrë rigoroze, sipas shkallës së shkeljes, përgjegjësit për këto praktika që shkojnë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me kompaninë ALEAT, kanë marrë masat për nxjerrjen jashtë përdorimi  dhe shpalljen e pavlefshme të këtyre pasaportave, si dhe angazhimin për të përshpejtuar procedurat e riprodhimit dhe zëvendësimin e tyre.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka udhëzuar të gjitha instancat e nevojshme që qytetarët e prekur nga dëmi i shkaktuar të ri-aplikojnë pa shpenzime dhe lëshimi i pasaportave të reja të bëhet me urgjencë.

12 komente në “Ministria e Jashtme reagon për humbjen e 100 pasaportave shqiptare në Greqi”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    me keta njethundrake tourkalvani zbritur nga stepat e Kawkasias nuk shkohet ne Evropi ooooooo Corapekuq,keta jane tu [email protected] te 14-n kur thote lab gjoxgropa…………….!

    1. armand says:

      Ata qe vodhen makinen ne Athine do kene qene fare pa thundra.

  2. Zambi says:

    Hajde shtet hajde.
    Autorizohet shoferi i linjes private per te derguar pasaportat ne Greqi.

    1. Ledjon says:

      Te gjitha ambasadat ne bot perdorin corrier per pashaportat shiko!!!

  3. Kuq e zi says:

    Keta jane pune agjentaturash
    Asnjerit nuk i ka humbur pasaporta menyra sesi u trasportuan tregon se arriten ku duhej dhe jo ku thuhej
    Po ti shtojme vjedhjen e armeve ne ministrine e mbrendshme keto dite dhe atyre te pashalimanit prisni ndonje sulm se ska kuptim kjo pune pra grup 100 vetesh nga greqia
    Shpresoj qe lleshi mos fle

  4. lalai says:

    hahahahahahahaha racë njëthundrakësh….hahahahahaha më mirë tja kishin dhënë çobanit të stanit se do ishte më i sigurtë.hahahahaha

  5. Loni says:

    Konsull idiot te shkarkohet….

  6. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    ne kosove i keni.

  7. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    ne kosove i keni..

  8. Ervis says:

    Nje pyetje naive kam une ne qoftese keto amballazhime kane qene me vule dimplomatike ose me vulen e Ministrise se Jashmte pse nje polic doganier Grek duhet ta hapi ? Edhe pse polici grek duhet ti sekuestroji keto pashaporta ?

    1. Wth says:

      Doganieri grek ka vepruar shume drejt, biles me rregull duhet ti konfiskonte. Personi mbajtes normalisht ndalohet, per te mosbperdorur fjalen arrestohet. Nje person qe ka passporta pervec pasaportes se tij konsiderohet kontrabandist, i perdor per qellime kriminale. Jo cdo kuti a qese qe ka nje vule konsiderohet diplomatike.
      Rregullat jane te percaktuara ne konventa dhe duhet ti dine dhe ti zbatojne.

  9. Primtiv says:

    Sa e kane paguar kete lloj sherbimi primtiv ? Eshte turp per nje shtet. Biles nuk eshte cudi qe ta kene paguar me shtrenjt sesa paguajne ambasadat perendimore DHL tregojuni serioz kur i sherbeni qytetareve dhe interesave te shtetit. Tregojuni normal dhe dergojeni si poste diplomatike si cdo shtet normal. Si ka mundesi te japin keto lloj shpjegimesh ! Duket se jane te sinqerte me nje budallallek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje