"Letër për tim bir", Saimir Tahiri i shkruan djalit: Kam humbur shumë kohë, në fillim puna dhe me pas fatura e punës sime. Mos e tradhto shpirtin dhe gjithçka beson

21 Shkurt 2019, 14:47Sociale TEMA

Nga Saimir Tahiri

Tani shkove 8 Drin!

Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, me pas fatura e punës sime.

Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë.

Dikur do e kuptosh edhe vete.

Por mjaftohu me shëmbullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani.

Gjëra me rëndesi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.

Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.

Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara.

Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.

Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra.

Të tjerë kanë më shumë.

Ka nga ata që tradhetojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerezit e vendin po e po.

Por mos u lesho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.

Edhe ti ashtu bëhu. I vertete.

Ji vetevetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gje. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde.
Lufto! Lufto gjithomë! Me veten e me kedo tjeter. Por mos e tradhto shpirtin e gjithcka beson.

Per këdo e asgjë.
Humbe garen “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.

Dhe jep! Sakrifiko!

Në jetë çdogjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.

Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim.

Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë.

Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet.

Por ti do e fitosh Drin.

Mua më ke aty, përgjithmonë.

Edhe 100 ???

24 komente në ““Letër për tim bir”, Saimir Tahiri i shkruan djalit: Kam humbur shumë kohë, në fillim puna dhe me pas fatura e punës sime. Mos e tradhto shpirtin dhe gjithçka beson”

  1. Nini says:

    Edhe 100 Drin. Mos u bej trafikant droge ai babai

    1. Xhelili says:

      Komenti i pare, komenti me i mire.

      1. Komentuesi says:

        Komenti i pare eshte me i keqi.Eshte nje dialog midis babajt dhe femijes se tij per urimin qe i jep, ç’fare te keqe ka,por ju aq merni vesh.E liga nuk ka fund.

  2. xha temja says:

    Bravo Saime, fjale aq te verteta per kete kohe dhe te ndjera per te birin.

  3. Futja kot says:

    SI ishte kjo: “Behu i mire se me i mire se mua je qe tani…?!
    S’e kuptova? Me i mire se cfare? Se “një i menderosur” dhe e keshillon qe te behet i mire…
    Me fjale me te thjeshta (per veten) se ngaterrohesh kot. Ose me mire akoma leri te tjeret te flasin per ty se sa ben te tilla letra te mjera ku ngaterron kot edhe djalin. Me shume se c’e ke nga terruar deri me sot.

    1. Ledi says:

      Futja kot- tamam futja kot: ke femije? Nqs ske sta ve re, nqs ke- mjere ata qe te kan per prinder.

  4. Flutura says:

    Shume bukur!

  5. Al says:

    Sajmiri minimumi ishte I paafte…arrogant…mbeshteste Brisra e lloj lloj femijesh te paafte qe u bene drejtore….filozofia tyre cdo gje 0….cfare la mbrapa..imazhi katastrofe I kanabisit

  6. Ylli says:

    Ke harruar o Saje Qorri ti shkruash tet biri per ato sharabajget qe i nxjerr te dera e Gjykates ,sa here te therrasin per deponim .Thuaj tet biri qe ky eshte modeli i femres shqiptare dhe grua te tille te marresh ,qe per 10 mije l qe u jep babi e shkelyjne gojen me keq se p…
    Kur do ky sharlatani drogist te imitoj Kipling me poezine “Nëse” …..o Zot na ruaj se ketu luan mendsh nga te pafytyret ,sharlatanet ,demagoget ,hajdutet dhe rrufjanet !!

  7. Messerschmidt says:

    behu i mire drin mos e le veten te kapin me presh ne dore si Babai Tahiri!

  8. Talent tahiri says:

    Po vdes gje ky qe ka filluar te lere amanetet!

    1. sokrati says:

      Mund te jete duke bere gati valixhen per diku

  9. Zigur Qarri says:

    Nese lexon memoaret e Sulejman Rexhepit,klerikut mysliman qe tregoi haptazi se ka qene spiun i sherbimit sekret jugosllav,
    kupton se çfar efekti ka katarsis,si mundesi per te mposhtur unin per tu ngritur perseri ne dinjitetin njerzore.Tahiri nuk tregon
    aspak pendese apo emer tradhtari,megjithese tregon gishtin ne shumes tek te tjeret,pa adrese.Nese kerkon te ndryshosh
    te tjeret,filloje nga vetja.Dhe kjo behet jo duke e kerkuar fajin tek te tjeret,por tek vetja.O mashtrues,i bere te gjitha pislleqet
    vetem per llogarite tuja personale,apo edhe te Edvin Rames?Mosdenoncimi te bën bashkfajtore.Leri justifikimet,flit haptas,
    nese don vertete qe djali te jete krenare me ty!

  10. buj says:

    MOS E PERDOR TET BIR DRIN, SIC BEJNE ME TY SA HERE U VJEN ERA BREKVE, SHIT GJITHCKA KUR VJEN FJALA FUNDIT PER NE BURG SE LIRIA ESHTE ME CMUARA, EDHE NUK ESHTE FAJI JOT DRIN QE KE PRANE NJE SAJMIR TAHIR NJERIU ME SUMQIR NE PLANET

  11. Asd says:

    Ne se ia shkruan djalit, pse po e lexojme ne? Shko ore pirdhu kanabisman. Thuaji djalit me mire pse nuk je i sinqerte dhe te thuash te verteten qe te mundon.

  12. Zigur Qarri says:

    Ne cilin vend te Botes gjenden ne nje makine private dokumentet personale te Ministrit te Brendeshem dhe 700 mije Euro te
    padeklaruara,dhete kalohet sikur nuk ka ndohur gje?Ministri i Brendeshem F.Xhafaj,deklaron se:“Policia në kohën e Tahirit njësh
    me drogën”.5 nëntor 2013. Dy muaj pasi ishte bërë ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri vendos të shesë makinën e tij. Ishte një
    Audi A8, me xhama të zinj, që e kishte blerë vetëm 9 muaj më parë për 21 mijë euro nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja.
    Targa AA 003 GB.Blerës është Artan Habilaj, anëtar i një familje mafioze, e përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve, në Itali e
    Greqi, vëllai i Moisi Habilajt.Ai e përfiton atë, sipas dokumentave, për vetëm 7 mijë euro.Vlera dyshohet se është deklaruar
    e ulët për të shmangur taksat dhe deklarimin e këtyre të ardhurave në regjistrin e pasurisë.Ministri i Brendshëm nuk e
    deklaron shitjen. Blerësi nuk ia ndryshon pronësinë.Për dy vjet me radhë grupi mafioz i Habilajve e përdor atë i pashqetësuar.
    Asnjë efektiv policie nuk kishte guxuar ta ndalonte makinën që në pronësi figuronte në emër të Ministrit të Brendshëm.
    Të gjithë shefat e policisë e njihnin atë targë.Për dy vjet me radhë askush nuk flet për këtë skandal. Derisa Dritan Zagani,
    ish –shefi i antidrogës së Fierit dhe ish –shef i kufirit në Vlorë, e denoncon publikisht.4 shtator 2015. Dritan Zagani flet nga
    arratia. Ai kërkohej nga policia shqiptare se i kishte dhënë informacione sekrete një drejtuesi të Guardia di Financa, të
    quajtur Giuliani.Thotë se makinën e përdornin trafikantë të njohur në Vlorë.Dritan Zagani: “Në një moment desha të
    verifikoja me kë do takohej A.D. (trafikant i dyshuar droge) në Vlorë. Aty pashë një Audi A8 me xhama të zi me targë
    “AA 003 GB”. A.D. zbriti nga makina e tij dhe u fut te Audi. U mundova ta ndjek, isha vënë re nga ata dhe në vend që t’i
    ndiqja ata më ndiqnin ata mua dhe e lash fare. Shënova targën e Audit. Nesër në zyrë futem në sistemin TIMS dhe
    kërkoj targën e Audit. Del emri i Saimir Tahirit. Ishte prill i vitit 2014, para se të më arrestonin. Makinën e ministrit e
    përdornin këta tre persona trafikantë në Vlorë. Se kisha marrë vesh ça po bëhej. Doja të verifikoja me kë u takua A.D.
    Thirra direkt Skënderin, shefin e sektorit. Shikoje ça ka ktu i thash. Nuk e di ti tha? Këtë e mbajnë kushërinjtë e ministrit
    në Vlorë, vëllezërit Habilaj. Është makina e ministrit, e mbajnë ata.”Denoncimi publik e vë para një skandali Ministrin e
    Brendshëm.Ai nis menjëherë mbrojtjen, duke vënë në jetë një plan që do ta mbyllte ngjarjen jo vetëm para opinionit
    publik, por edhe para organeve të rendit.Në krah i del fuqishëm Edi Rama. Të dy e sulmojnë Zaganin për ta bërë
    dëshminë e tij të pabesueshme.Janë ata që dyshohet ndërprenë në mes publikimin e intervistës në Neës 24.
    Edi Rama zgjedh një fjalim para qindra policëve, në një aktivitet të quajtur “Antidroga, një histori suksesi”, një nga ato
    takimet e shoqëruar me video me bazë muzikore, që tregonte “sukseset” e qeverisë.Ja çfarë deklaronte ai pak ditë pas
    denoncimit të Zaganit.

  13. Kadriu - ai i riu says:

    ore kriminel, letren ia ke drejtuar djalit apo publikut?
    sa para ke paguar qe te te botohet, nga ato para qe nuk di nga I ke
    fare e keqe

  14. ZIGUR QARRI says:

    Ky Zigur Qarri ka shkuar dem. Eshte djegur pa u pjekur. Gjynah! Do te idhte bere nje avokat i zoti per te mbrojtur “lexhenden”, apo nje prokuror i mire per te burgosur te gjithe ata, qe zbriten komunistin dr pr, nga froni.

  15. apapa says:

    Po ky ja ka derguar letren te birit apo gazetes? PO ke genjen ky me keto? O Sajme, ti o lal dhe trafikat dhe kurvar. Ata qe te te njohin t’i dine te gjitha. Pse na can trapin me melankolizma? Ke gje per t’i thene tet biri? Thuaja atij, jo botes. Ndonje pendese ke per ato qe ke bere?

  16. Labi says:

    Leksionet e don Saimes per te birin, LOL,
    Pika, shtypit shqiptar.

    1. Alban Dega says:

      MESI TE LEXOSH PARA SE TE KOMENTOSH !

      Nuk ke kuptuar asgje nga mesazhi i Babait pervte birin !
      Saimiri eshte me i qete sot se ata qe e tradhetuan!
      Eshte me mire vetem se me shoke te keqinj !
      Di cfare thote e di pse e thote !

  17. Ci do Saja syte says:

    Ik o Saje bajga se nuk i plas kujt trapi per ty qe mbolle ashashin deri… tek folete e shqiponjave, pervec Meros qe iep para per te shfaqur boten tende emocionale…i cmendur komplet.

  18. Bani says:

    Qifsha rrobt saje qori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje