Llesh Kola: S’kam qenë spiun. Autoriteti i Dosjeve pranoi gabimin

20 Shkurt 2019, 15:33Sociale TEMA

Top Channel publikoi një javë më parë përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve ku thuhej së në institucionet shtetërore kishte 30 persona me dosje në ish-sigurimin e shtetit. Mes tyre edhe një person me inicialet Ll.K, i cili pasi u shqyrtua në autoritet, mbi bazën e ankimit të subjektit të verifikuar, është vendosur ndryshimi i tij.

Ll.K. është diplomati Llesh Kola, i cili kontaktoi Top Channel dhe përmes një interviste tregon një mori me problematika krijuar nga vendimi i Prillit 2018 kur autoriteti e shpalli si një person me dosje.

“Në kohën që ata i referoheshin që unë kam nisur bashkëpunimin unë kam qenë prapë në shërbimin diplomatik jashtë shtetit dhe skam qenë fare në Shqipëri”, u shpreh Llesh Kola.

Tre muaj më vonë autoriteti dosjeve pranon se kishte gabuar.

“Vendimi i qershorit 2018 i marrë nga e njëjta trupë, të njëjtët anëtarë thekson që Llesh Kola nuk figuron në dokumentet e sigurimit të shtetit pra e njëjta trupë në prill merr një vendim që figuron në qershor nuk figuron”, sqaron diplomati.

Pikërisht ky gabim për pak sa nuk i kushtoi diplomatit Kola edhe vendin e punës.

“Më pas menjëherë sapo u njoftova nga Ministria e Jashtme për fillimin e procedurave administrative në bazë të ligjit të shërbimit te jashtëm që do të thotë largimi nga ai shërbim me atë titull kam ardhur në Shqipëri pasi jam me një detyrë në një post ndërkombëtar i propozuar nga qeveria jonë, por i votuar nga 12 qeveri të vendeve anëtare të organizatës së Bashkëpunimit të Detit të Zi dhe kam shfrytëzuar të drejtën time për t’u ankimuar pranë Autoritetit të Dosjeve nga ku kam paraqitur rezervat e mija duke kundërshtuar hapur atë vendim sepse në radhë të parë unë kam qenë i kontrolluar që në 1997 kur kam kandiduar si deputet dhe komisioni Mezini ka dhënë një vendim për pastërtinë e figurës time”, tha ai.

Llesh Kola tregon se çfarë përjetoi kur mori vesh vendimin e 24 Prillit 2018, se ai kishte dosje.

“Problemet kanë qenë të menjëhershme dhe të shumta. I pari është stresi. Imagjinoni që unë jam një diplomat karriere prej 35 vitesh. Janë strese të menjëhershme përballja me akuza të rreme dhe shpifje. Janë probleme shëndetësore që më ka sjellë mua . Është dëmi që i ka shkaktuar imazhit tim personalitetit tim figurës time statusit tim në vite si diplomat karriere por edhe statusit tim aktual”, tregon Kola.

Tashmë beteja e Llesh Kolës për të pastruar emrin e tij nga një gabim i Autoritetit të Dosjeve vijon në Gjykatën Administrative pas një padie dorëzuar nga ai.

Top Channel

4 komente në “Llesh Kola: S’kam qenë spiun. Autoriteti i Dosjeve pranoi gabimin”

  1. kasem gahinji says:

    Zoteri! AS ME NJEH DHE AS TE NJOH,por kjo nuk eshte gabim i rastit.Eshte shperdorim i paster detyre nga ky institucion,qe shperdoron detyren per interesa te ngushta te qarqenve ekstremiste ,qofte edhe nga te perndjekurit politike.Kam shkruar edhe me pare per rolin e tyre.per mua ata ,ose shumica e tyre ,qe lidhen me te quajturit te persekutuar dhe denuar politike ,jane ne konflikt interesi.Argumentat? dosjet jane ne duar te personave qe i perdorin per qellime hakmarrese ose politike.prej tyre fshihen ,prishen,ose perdoren te dhenat ne menyre selektive.Flitet se sali Berisha ka qene agjent i sigurimit ,por edhe i agjenturave te huaja.Flitet qe dosja e tij eshte zhdukur ,ose pastruar.Edhe sot eshte shkruar per te .Pse?Si eshte e mundur qe nje njeri me dosje te zgjidhet vazhdimisht deputet?Kush lejoi futjen e duarve ne kete dosje?Ne sa te tjera jane futur duart.?Ne keto komisione kane qene vazhdimisht persona qe kane pretenduar se jane te persekutuar.Kush i fshehu “fajet” per te cilat u persekutuan?Vete keta qe drejtojne sot,kane kaluar ne” vetingun “e gjukates per te fituar pafajesine e tyre si te burgosur politike?Ne dijenine time asnje.Te gjithe fshihen pas ligjit te amnistise.por amnistia te fal denimin,nuk te jep pafajesine.Ajo fitohet me vendim gjukate.Cili prej tyre gezon nje vendim te tille?Asnje.ndaj jane ne konflikt interesi.Ata duhet ,per sinqeritet,ndershmeri dhe besueshmeri,te fitojne kete te drejte,pafajesine,pastaj te vazhdojne kete detyre.Ndryshe ,sic u akuzuat ju padrejtesisht ,apo ai prokurori i KPK,te jesh i sigurt qe do te dalin dhe te tjere.kur eshte nje ,mund te pranoj qe behengabime,por kur shifra tejkalohet ,atehere lindin dyshime .Historija jote ,per mua eshte e qellimeshme.Ceshtja nuk mund te mbyllet me nje falje,por me cdemtim per figuren tuaj ,si person, por edhe si diplomat.Ndaj te rekomandoj ti cosh ne gjyq,jo per te fituar ca para,por per ti bere te pergjegjshem ,sepse megjithese nuk e meritojne te qendrojne ne ato funksione delikate,duhet te nxjerrin mesime.

  2. Pandi Korce says:

    Autoriteti per informim mbi dokumentat e ish sigurimit, eshte nje institucion informues e jo vendim-marres.Me gjithate, ai vepron si vendim-marres.Pa patur asnje dosje, vetem me te dhena qe shpesh jane je vetem kontradiktore, por edhe te pasakta, Autoriteti te njollos pa i bere syri terr, pa mbajtur asnje pergjegjesi per ato qe ben dhe justifikohet se nga te dhenat e gjendjes civile megjithese te dhenat nuk perputhen, nuk mund te jete kush tjeter, por vetem ai person qe ju bjen ne dore.
    Mbasi te ben gjemen, per t’u justifikuar thote drejtoju gjykates.Si mundet qe nje institucion gjoja demokratik, ne vitin 2019 te perdore te njejtat metoda me te sigurimit famekeq te shtetit?

  3. Diplomati says:

    Jo, ti s’ke qene spiun i Sigurimit, ishe nje spiun i peshtire i te gjitheve, Berisha te mbajti ne grusht deri ne fund.

  4. spiuna antishqiptar keni ken dhe jeni o lesh lleshi, sot po delni tpersekutum kameleon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje